Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

355 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Crespo nuk permbahet: “Cfare sporti luajne lojtaret e Interit? Tenis? Pse thoni qe ne Serie A…”

Crespo nuk permbahet: “Cfare sporti luajne lojtaret e Interit? Tenis? Pse thoni qe ne Serie A…”
Inter Club Staff

A mungojne ne Serie A lojtaret e medhenj? Hernan Crespo duket se ka mbetur shume i habitur nga kjo pyetje e La Gazzetta dello Sport.

Ai nuk ka qene aspak dakord me kete pyetje dhe ka reaguar shume ashper ndaj gazetareve te perditshmes italiane.

“Lojtaret e Interit, Lautaro Martinez dhe Romelu Lukaku cfare sporti luajne? Tenis? Po Dybala dhe Cristiano Ronaldo?”

“Si mund te thuash qe ne Serie A nuk ka lojtare te medhenj? Mendoj se ceshtja eshte mentaliteti ne Kampionatin Italian, qe duhet bere me shume europian, me shume nderkombetare, jo mungesa e lojtareve te medhenj.”

A mund te shpjegohesh me mire?

“Flitet shume per mbrojtjen me tre apo me kater, a thua se ky eshte problemi i problemeve. Ne fakt nuk e shikon askush ritmin ne Itali qe eshte teper i ulet.”

“PSe? Sepse ne Itali vazhdon te shihet me shume kujdes ana taktike. Ndersa diku tjeter, jo. Duket nje futboll i kaluar.”

Me pak taktike dhe me shume vrap, keshtu mendon ti?

“Do te ishte nje nisje e mire. Lojtaret duhet te njohin principet e taktikes, duhet te ndjekin idete e tranjerit, por nuk duhet te behen robotike. Duhet liri.”

Italia nuk fiton Champions qe ne 2010.

“Ka nje faktor ekonomik qe peshon, por une kujtoj gjithmone Parmen e Nevio Scala, me lojtare qe erdhen nga Serie B, fitoi nje Kupe Italie dhe nje Kupe Kupash. Jane idete ato qe vlejne.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.