Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,426 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Crespo: “Zanetti fizikisht eshte nje kafshe. Nese Moratti do te shese…”

Crespo: “Zanetti fizikisht eshte nje kafshe. Nese Moratti do te shese…”
Xhorxh Gellci

Pasi ka marre licencen e trainimit te kategorise te pare, Hernan Crespo prej ketij sezoni mund te stervite nje skuader ne Serine A: “Kishte mundesi te mira, por pastaj nuk jane realizuar. Te marre nje skuader ne sektorin e te rinjve? Varet: nese do te trajtohej per nje mundesi rritjeje per mua dhe stafin, qe finalizohet me trainimin e nje klubi te madh, sic po i ndodh Filippo Inzaghit po, ndryshe jo. Endrra ime eshte te stervit nje skuader te pare.

I paevitushem diskutimi per ish-Interin, qe me Mazzarrin deshiron te nise nje cikel fitues: “Para se te jap nje mendim eshte me mire te presim qe te perfundohet skuadra, por me duket se kane filluar nje projekt interesant ku gjithcka funksionon ne ekuiliber mes te vjeterve, qe nuk jane per tu ‘hedhur’, dhe te rinjve qe duan te behen kampione – vazhdon Hernan Crespo – Zanetti do te luaje sezonin e 19 me zikalterit? Jemi mesuar ta shikojme ne fushe nga dita e pare e gushtit deri ne qershor, kete vit do te jete e cuditshme te presim disa muaj me teper. Por ndoshta ky pushim do i zgjate karrieren, sepse fizikisht ai eshte nje kafshe.

Ne fund nje mendim per Massimo Moratti dhe shitjes te mundshme te shoqerise: “Presidenti eshte nje person shume inteligjent, me siguri do te marre vendimin qe i pershtatet Interit me teper, sepse ai ka zgjedhur gjithmone vendimin me te mire, ndoshta edhe duke gabuar ndonjehere. Dashuria dhe pasioni i tij per ngjyrat zikalter nuk diskutohen. Nese do shese do e beje per motive te vlefshem.” – perfundon Valdanito.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.