Criscitiello nuk permbahet: “E dini pse Inzaghi ka folur ashtu? Sepse ai e di qe dicka e shemtuar mund te…”
Ne editorialin e tij per Tuttomercatoweb.com, Michele Criscitiello ka folur per Interin dhe per fitoren ne fushen e Lecces.
Keto kane qene fjalet e tij qe ne nje fare menyre kane qene te ashpra ne drejtim te asaj qe ndodhi me Inzaghin ne fund te ndeshjes.
“Inter ne Lecce ka fituar duke luajtur me pese sulmues dhe me zero mbrojtesa roli. E keni vene re kete gje?”
“Baroni nuk kishte me mbrojtesa per te perdorur dhe Inzaghi nuk po dinte ku te hidhte sulmuesit e tij sepse skishte me vend ne sulm”.
“Eshte pare pak Inter ne Salento. Inzaghi flet per nje merkato qe nuk duhet te preke lojtaret e tij dhe e ben kete gje me ze te larte, duke e perseritur veten disa here”.
“Para dhe pas ndeshjes, merkato eshte e mbyllur ne dalje. Nuk duhet te preket asnje lojtar nga skuadra ka thene ai”.
“Per te bindur veten por edhe per te vene klubin dhe pronaret ne veshtiresi nese kane ndermend te shesin ndonje lojtar”.
“Ne LEcce eshte pare nje Inter ende ne version veror nderkohe, por Inzaghi ato fjale i tha sepse ai e di qe dicka e shemtuar mund te ndodhe nese nuk reagon tani.”