Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

143 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Criscitiello shume i ashper: “Conte do te largohet me bishtin ‘nder shale’: tek Interi ka shkaterruar nje mbrojtje sepse…”

Criscitiello shume i ashper: “Conte do te largohet me bishtin ‘nder shale’: tek Interi ka shkaterruar nje mbrojtje sepse…”
Inter Club Staff

Ne editorialin e tij per TMW, Michele Criscitiello ka analizuar merkaton e te gjitha skuadrave te Serie A.

Interi sipas gazetarit, ka marre nje note 7 , qe eshte nje note e rendesishme por ai nuk ka lene jashte edhe Antonio Conten ne gjykimin e tij.

Criscitiello eshte treguar shume i ashper me teknikun e Interit, dhe ka thene se nese nuk fiton dicka kete vit do te largohet si nje humbes i vertete dhe me “bishtin nder shale”.

“Pelqehet ose jo, ka qene merkato e Contes per Conten. Mund te themi se kemi dicka per te shtuar aty-ketu, por kjo ka qen merkato e Contes.”

“Ka qene nje merkato ku Interi duhet te fitoje menjehere. Per kete gje eshte bere kjo merkato dhe kush thote te kunderten genjen.”

“Programim nuk ka asgje sepse nese Conte nuk fiton kete vit do te largohet me bishtin nder shale dhe nuk do mund te ankohet per asgje.”

“Mesfusha TOP, mbrojtja pjeserisht e perforcuar, edhe pse nese shikon mire operacionet, Conte ka shkaterruar lojtare te forte ne mbrojtjen zikalter.”

“Nderkohe, sulmi ka qene TOP edhe vitin e kaluar dhe kete vit eshte mbajtur i njejte, i palevizur. Duhet fituar per te evituar nje revolucion tjeter vitin e ardhshem. Duhet fituar edhe per kete.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.