
Cristante te Roma assiston… Interin! Me ardhjen e tij njeri mes Strootman dhe Nainggolan…
Transferimi eventual i Bryan Cristante te Roma mund te kete nje efekt domino ne merkato, kryesisht ne Itali.
Duke folur per RMC Sport, Pasquale Marino (trajner i disa skuadrave ne Itali) ka folur per shume tema te merkatos duke perfshire ketu edhe transferimin e mundshem te Cristante te Roma.
Transferim qe mund te ndikoj indirekt edhe ne merkaton e Interit qe shikon me vemendje zhvillimet e merkatos ne shtepine e Romes.
“Cristante eshte nje lojtar i shkelqyer. Roma ka bere nje blerje shume te mire, ka te gjitha aftesite per te qene nje mesfushor i kompletuar. Me te Strootman eshte i destinuar te largohet, kurse Nainggolan duhet te qendroj|”, ka thene Marino.
Si holandezi ashtu edhe belgu jane ne shenjester te Interit dhe transferimi i Cristante ne kryeqytet duket se eshte i destinuar per te hapur dyert per nje shitje ne mesfushe.
Qe te dy lojtaret jane lidhur me nje kalim ne Milano gjate ketyre diteve me Spallettin qe i njeh shume mire te dy dhe do e priste krahehapur transferimin e njerit prej tyre.