Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,112 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Cristian Chivu ne lot: “Inter, jam pa fjale! Kemi bere historine sebashku…” (Video)

Cristian Chivu ne lot: “Inter, jam pa fjale! Kemi bere historine sebashku…” (Video)
Ardi Deda

Christian Chivu ka thene mjaft. Mbrojtesi rumun eshte dorezuar ndaj demtimit ne kembe dhe i ka dhene lamtumiren futbollit dhe Inter ne nje interviste per Inter Channel, e cila ka perfunduar me lotet e ish lojtarit zikalter:

E keni provuar por ne fund iu eshte dashur te thoni mjaft

“Keshtu eshte jeta, asnje keqardhje. Mbaron nje udhetim, fillon nje jete e re”.

Shume i lidhur me Inter. Shume fjale te bukura per te thene

“Do te kishte shume gjera per te thene, nuk gjej fjalet e duhura per te pershkruar shtate vitet e fundit por edhe te karrieres time. Them vetem faleminderit per gjithcka”.

Te ben efekt te shohesh protagonist ne fotot e Tripletes. Nje histori qe te sheh protagonist gjithmone…

“Jemi shume, jeni dhe ju protagoniste. Ka qene nje pune e bere me nje grup, me nje shoqeri te madhe, me nje staf te madh teknik, mjekesor, me lojtare me nje ndjeshmeri te caktuar, me nje deshire te caktuar per te bere historine e Interit. Me nje shoqeri qe ka qene ne lartesine e asaj qe perfaqesonte. Eshte krijuar gjithcka ne nje ambient perfekt, ju keni respektuar gjithcka qe ishte perreth ketij ambienti. Keshtu qe eshte dhe merita juaj, jane momente shume te bukura qe do ti mbaj gjithmone ne zemren time”.

Keni koken me te forte se kemba?

“Ne karrieren time kam kaluar shume momente. Por keto situata me kane dhene forcen dhe karakterin per te vazhduar perpara. Bejne pjese e karrieres dhe jetes time. Nuk kam keqardhje per asgje, nuk i ve faj askujt. Nuk ke cfare ti besh asaj qe eshte shkruar per te ardhmen tende. Jam pergatitur per kete: nuk jam ndalur nga demtimi ne koke dhe ndalem per demtimin ne gisht por nuk eshte thjesht gishti por eshte nje gje me e komplikuar. Kisha te drejte une dy vite me pare per fat te keq. Ate qe e kam bere e kam bere me zemer”.

Intervista perfundon keshtu, me ruminin duke lotuar per emocionet e medha per lamtumiren qe i jep Interit dhe futbollit…

Ketu keni edhe videon e intervistes se tij:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.