Cuchu: “Kaq mundemi tani. Roli im…” Obi: “Pune e veshtire dhe pozitive. Traineri..”
Ne mikrofonat e Inter Channel, pervec Walter Mazzarrit, jane paraqitur edhe Esteban Cambiasso dhe Joel Obi. Ja fjalet e secilit prej tyre:
CAMBIASSO: “Keto ndeshje prove jane te rendesishme per te asimiluar ato qe na keshillon traineri. Nuk ka nxitim, ka kohe per tu permiresuar dhe keto dite mendoj se kemi punuar mire. Nese ka lodhje, edhe mendja punon me pak dhe ka me pak qartesi. Do cuditesha nese do te shkonim me 1000 ne ore qe tani, sepse do te thoshte se nuk po ndiqnim keshillat e trainerit. Pozicioni qe luajta sot nuk eshte i ri per mua, e beja edhe me Mourinhon. Mund te futem ne zone ose te nis aksionin, sepse luaj me nje tjeter lojtar shume prane meje. Per mua ka rendesi skuadra, dhe jo lojtaret e vecante.”
OBI – “Jam i kenaqur qe kam bere mire sot, kembet jane akoma te renda, por eshte normale sepse traineri po na ben te punojme shume, sic eshte e drejte besoj. Roli i ri me pelqen, por e kam mbuluar edhe here te tjera ate pozicion. E rendesishme eshte qe te luaje mire skuadra, pastaj gjithcka shkon ashtu si duhet.“