Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,867 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Curva Nord: “A kemi nje President? Shitja e Guarin dicka e papranueshme. Duam qe…”

Curva Nord: “A kemi nje President? Shitja e Guarin dicka e papranueshme. Duam qe…”
Inter Club Staff

Curva Nord Interiste nuk eshte dakord me shkembimin e Guarin me Vucinic, dhe per kete gje nepermjet nje komunikate publike ne uebsajtin e tyre zyrtar deshiron te shprehe tere pakenaqesine. E sjellim tek ju ne shqip kete komunikate:

“Kalimi qe po konkretizohet ne keto ore i nje prej futbollistave me te rendesishem te ekipit te F.C Inter tek nje tjeter klub Italian eshte pikerisht ajo qe trazon ujrat, dhe na ben te reagojme pikerisht pas asaj “… tani po presim cdo te ndodhe kurioze…” qe hapem ne stadium kur shoqeria kaloi nga Moratti tek presidenti tjeter:

– KLUBI:
Kishim bere disa pyetje President Morattit (nga i cili presim akoma pergjigje duke qene se ai shpesh here shkon ne Appiano, dhe nuk e dime se cfare roli ka ne te vertete…) me ane te cilave i kishim vendosur reflektoret tek klubi me buonsens. Duke u ndryshuar pronesia, prisnim qe te pakten te mos beheshin te njejtat gabime qe ishin bere, dhe se do te ishte ndryshuar ekipi drejtues i klubit Inter.
Deshironim ne postet drejtuese te nje ekipi si ai zikalter, njerez qe e kane te padiskutuar dashurine per Interin.
Te mos lihej timoni tek ndonje jokopetent Juventin si Fassone.
Te hiqej edhe zoteri Branca, dhe nje seri e tere personazhesh te pangopur qe prej vitesh i kane zhvatur para familjes Moratti pa merituar asnje cent.
Ajo qe vazhdojme te pyesim eshte: A kemi nje president?
Me duket se kemi degjuar se e kemi nje te tille, por nuk eshte superman…
Ok…
Por ne te gjithe keto muaj tratativash cfare ka pare??? Vetem topat e syve te Morattit apo ka analizuar klubin dhe problematikat e saj dhe bythelepiresat per te kuptuar se cili vlen dhe cili nuk vlen?
Nuk ka asnje deshire, por te kalosh nga Superman ne Super-coglione eshte ceshtje sekondash…
Sapo kemi hedhur ne kosh nje vit te tere(ndoshta dhe me shume…) fale strategjive largpamese te klubit.
Ky duhet te jete viti i dyte. Na pret edhe i treti, i katerti dhe i pesti???
Interi luan ne Serie A, meriton nje klub prej Serie A.
Zotit Thohir i keshillojme qe te harroje bejzbollin, futbollin amerikan, NBA, o realitete te tjera te largeta qe jane vite drite larg nga ne.
Nuk e kemi te qarte dhe precize se cfare ka ndermend te beje, cfare ka ne koke, cfare gjerash e shtyjne.
Deshirojme te shikojme me pak buzeqeshje… Deshirojme te degjojme me pak fjalen “Biznes”…
Deshirojme vepra…
Ketu jemi ne Itali. Vend me tradite dhe zakone komplet te tjera nga Indonezia dhe Amerika (Flasim per jeten sociale dhe reale, pa ofenduar askend).
E nese Zoti Thohir nuk mund te gjeje asnje “Njeri te forte” ne krye te shoqerise qe te mbaje mbi supe Interin…
Ose te jete me shume prezent… Ose te gjeje menyren per te qene… Kupton… Kupton… Shikon… Ekzaminon…
Ose e ftojme me ngrohtesi te mos duket fare dhe te qendroje ne shtepine e tij…
Pa fjale me kuptime te dyta…

– TRANJERI
Nuk mund te hyjme ne vendimet teknike te Mazzarrit.
E rendesishme eshte qe te kete seriozitet dhe profesionalizem e pune.
Deshirojme te themi vetem qe tranjeri i Interit historikisht gjendet ne rrezik si gjithmone dhe vetem pa mbrojtjen e askujt.

– SKUADRA
Nuk jemi analiste, tranjere, ish lojtare, dhe nuk deshirojme te dalim nga roli jone i VETEM si tifoze.
Por te dobesosh skuadren e cila tashme ka limitet e saj per te forcuar nje skuader kundershtare eshte politike e jona? E klubit?
Guarin tek Juventusi nuk eshte e pranueshme ne kete moment.
Nje lojtar i ri teknikisht i vlefshem per nje tjeter me te vjeter?
Cdo gje na le pa fjale…

Nga te gjitha fjalimet e Thohir per te rinuar ekipin me lojtare te rinj, a e dini se cila do te jete politika konstruktive qe do te shikojme ne fundin e sezonit: Te arrijme 40 pike dhe te hedhim ne fushe 5-6 lojtare nga Primavera cdo ndeshje!!!

-TIFOZE
Tani eshte koha te bashkohemi njerez…
Boll me diferenca nga Curva dhe sektoret e tjere.
Inter Clubeve i themi se eshte koha qe te ndihen konkretisht, te jene prezent, dhe nese jua ndjen, me sa me shume njerez qe kane te protestojne perpara zyrave ne menyre civile kunder atyre qe po shkaterrojne Interin.

Kemi qene te durueshem, te kuptueshem, dhe deshirojme qe te vazhdojme te jemi afer skuadres…

Por kjo eshte me te vertete shume!!!

Ne oret ne vazhdim do te keni lajme per iniciativa te mundeshme ne te cilat do te jene te ftuar te gjithe anetaret e popullit zikalter!!!

FORZA INTERISTA!!!

CURVA NORD 1969

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.