Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

122 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Curva Nord: Dymbedhjete pyetje per President Morattin!

Curva Nord: Dymbedhjete pyetje per President Morattin!
Inter Club Staff

Curva Nord ne ndeshjen ndaj Lazios gjeti nje menyre origjinale per te kritikuar zgjedhjet e klubit me ane te 12 pyetjesh per President Morattin te shpalosura ne stadium. Letra e hapur ne forme banderolash fillon keshtu:

“PRESIDENT, JU E DASHURONI INTERIN, NE E DASHUROJME INTERIN”

1. — Sipas jush perse i gjithe stadiumi ka duartrokitur te gjitha banderolat e shpalosura ne Curva Nord lidhur me klubin?
2. — Perse po vihen ne diskutim mjeket e ekipit dhe pergatitesit atletik, te cilet jane te njejtet e tripletes?
3. — Perse projekti per te rinuar ekipin, sjell shitjen e te rinjve te cilet jane prezente ne ekip ose te ardhur nga primavera jone?
4. — Cfare kuptimi ka ti shesesh poshte vleres se tyre lojtaret tane?
5. — 2010-2013. Nga froni i Botes kemi zbritur ne gjendjen aktuale. Duke marre shembuj nga ekipet e tjera europiane duhet te besojme se shkakun duhet t`ia atribuojme lojtareve dhe trajnerit gjate kesaj periudhe?
6. — Si ka mundesi qe shoqeria eshte gjithmone pasive ndaj sulmeve mediatike?
7. — Tek Inter-i ka gjithmone nje fajtor qe «duhet ti pritet koka» dhe nje rrjedhje informacionesh qe nuk e shikon te te ndodhe tek ekipet e tjera? Nuk do te ishte e pershtatshme te kemi ne drejtimin klub nje «njeri te forte» i afte te transmetoje ndjenjen e perkatesise, te menaxhoje te gjitha situatat e klubit dhe ti beje «balle te gjithave situatave» ne mbrojtje te shoqerise?
8. — Perse nuk eshte shpjeguar ndonjehere largimi i Oriali-it nga dirigjenca zikalter?
9. — Pse thuhet se Interi eshte nje familje e madhe, kur realiteti ne klub ne keto momente eshte e kunderta? Nuk eshte kuptuar akoma qe ka disa qe mendojne vetem per veten e tyre dhe karrigen e tyre?
10. — Si eshte e mundur te lejohet qe bluza e dyte e Internazionales te jete e kuqe kur ne jemi Interista?
11. — Thuhej se endrra juaj ishte fitimi i Champions League si babai juaj… Tani thuhet se deshira juaj e re eshte nje stadium i ri… Ne rregull, po Interi?
12. — Perse kush largohet nga Interi flet gjithmone shum mire per ju… por keq per Interin?

Keto ishin 12 pyetjet e Curva Nord, tifozerise Ultras se Interit per President Morattin. Ultrasit zikalter kishin gjetur nje menyre origjinale per te kontestuar dhe per te kritikuar. Dhe mesa duket Presidenti e ka mare mesazhin, te pakten keshtu deklaroi para pak minutash dhe tha qe tifozet kane plotesisht te drejte, i pranoj te gjitha kritikat si te drejta! Dhe per hir te vertetes, te 12 pyetjet jane pyetje me vend. Pergjigjen e duam nga Presidenti dhe nga klubi sezonin e ardhshem, ky eshte edhe qellimi i ketyre 12 pyetjeve te Curva Nord…

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.