Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | November 12, 2019

Scroll to top

Top

711 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Curva Nord paralajmeron te gjithe tifozet: “Kemi tre muaj qe pergatisim koreografine, asnjeri te mos..”

Curva Nord paralajmeron te gjithe tifozet: “Kemi tre muaj qe pergatisim koreografine, asnjeri te mos..”
Inter Club Staff

Mjaftoi mesazhi i Curva Nord rreth nje ore me pare qe te elektrizohej qe tani atmosfera e derbit. 

Tifozeria ultrase e organizuar e Interit ka kerkuar bashkepunimin e te gjitheve per te dielen mbrema.

Kerkesa per te gjithe tifozet ka qene e thjeshte: te vijne ne stadium te pakten nje ore perpara fillimit te ndeshjes. Motivi i kerkeses shpjegohet me faktin se koreografia do te jete gjigande dhe do te perfshije te tre unazat e stadiumit.

Keshtu eshte e nevojshme qe te gjithe te njihen me procedurat perpara se te filloje dhe te perfeksionohet koreografia.

Ky ka qene mesazhi i plote i percjelle nga Curva Nord: 

“Ne prag te derbit te se dieles mbrema, ftojme te gjithe Interistat qe do te popullojne sektoret 1, 2 dhe 3 te unazave jeshile qe te jene ne stadium heret dhe te zene vendin e tyre te pakten nje ore perpara ndeshjes.”

“Kjo do te na thjeshtezonte shume punet me hapjen e koreografise qe kemi 3 muaj qe po e pergatisim.”

“Duke konsideruar delikatesen dhe veshtiresine e hapjes, besojme tek ndihma juaj thelbesore dhe suporti per te perfeksionuar gjithcka.”

Cte kete rezervuar per kesaj radhe Curva Nord valle?

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.