Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | January 20, 2021

Scroll to top

Top

643 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dalbert, investim i sigurt: kesaj radhe flet Spalletti!

Dalbert, investim i sigurt: kesaj radhe flet Spalletti!
Inter Club Staff

Dalbert deri tani ka deshtuar te gjeje minutat e duhura tek Interi qe prej ardhjes se tij nga Franca, nga ekipi i Nice ku ka shkelqyer. 

Braziliani nuk ja ka dala ende te futet ne mekanizmat e skuadres dhe tifozet kane filluar te ngrene pikepyetjet e para mbi te.

Por Luciano Spalletti pak dite me pare ka folur pikerisht per kete, per sezonin e deri tanishem te Dalbert Henrique.

Ai ka ardhur tek Interi per te qene titullar, por deri me tani mbrojtesi zikalter ka luajtur pak ose aspak.

Tratativa per ardhjen e tij ne Milano ka qene nje nga telenovelat e veres per Interin sepse kane qene bisedime qe kane zgjatur rreth dy muaj ato ndermjet Interit dhe Nice.

“Sipas meje ai po rritet, po stervitet shume mire.”

“Ka treguar se ne nje moment ku mund te kishte nje deshire me te paket per tu stervitur – ka folur Spalletti per te – por ai po stervitet shume fort.”

“Mbase ka pasur nje disavantazh teper te madh: fakti qe erdhi aq vone ne skuader. Eshte e veshtire te behesh faktor kur vjen pasi ka filluar kampionati ne Itali.”

“Por ai eshte ende i ri dhe kur e ve ne formacion ne nje ndeshje zyrtare per te behet menjehere nje provim dhe mund te kete efekte psikologjike. Prandaj po vuan pak Italine.”

“Por cdo gje eshte ne rregull. Mbase nuk kemi mundur ti veme perpara maksimumin, por Dalbert eshte nje investim qe do te jape frutet e veta.”

Spalletti duket se beson tek djaloshi, por deri me tani minutat kane qene teper te pakta. Do te ndryshoje dicka ne te ardhmen? Mbetet per tu pare.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.