
Dalbert, ja numrat e ndeshjes se djeshme: statistika te frikshme sidomos ne mbrojtje ku ka fituar…
Askush nuk e priste por dje Dalbert Henrique, mbrojtesi i majte i Interit ja doli qe te ishte nje nga me te miret e ndeshjes.
Ai pas 17 ndeshjesh te luajtura me bluzen e Interit ja doli te realizoje assistin e pare ne Serie A.
Mban pikerisht firmen e brazilianit goli i argjentinasit Lautaro Martinez qe i dhuroi Interit avantazhin 1-0 ndaj Cagliarit ne pjesen e pare.
Pas ndeshjes Dalbert u pa shume i emocionuar dhe deklaroi:
“Ndeshja ime me e mire kjo? Mendoj se po. Jam i lumtur. Dua t’ja dedikoj familjes sime por edhe tranjerit tim Spalletti qe me ka mbrojtur mua gjithmone. Jam shume i lumtur vertete.”
“Shpesh vitin e kaluar shkoja ne shtepi dhe nuk isha i lumtur dhe skuadra me ka ndihmuar bashke me tranjerin. Jam i lumtur qe topi im perfundoi ne konen e Lautaros dhe keshtu arrita ti dhuroj edhe une sot nje gezim tifozeve te Interit.”
Por si ka qene ndeshja e Dalbert dje nga ana e numrave?
Le ti hedhim nje sy se bashku:
Assist: 1
Raste te pastra per gol te krijuara: 2
Pasime te sakta: 45 (perqindja e pasimeve te sakta: 85%)
Duele ajrore te fituara: 4
Tackles (nderhyrje te sakta): 5 (100%)