Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

578 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dalbert: “Ja pse zgjodha Interin. Deshiroja te lija fare futbollin, por…”

Dalbert: “Ja pse zgjodha Interin. Deshiroja te lija fare futbollin, por…”
Inter Club Staff

Lojtari zikalter ka folur sot per emisionin e Inter Channel, Drive Inter.

Henrique Dalbert, i ardhur tek Interi ne vere, ka treguar shume nga jeta e tij gjate transmetimit te Drive Inter:

GJUHA ITALIANE – Kam folur shpesh dhe kam mesuar shume gjera. Eshte ende e komplikuar per mua, por sapo ta kuptoj me mire do e permiresoj. Tani arrij te them disa gjera, por jo shume. Miranda dhe Eder me ndihmojne me italishten. Ato qe thote tranjeri? Po i kuptoj te gjitha. Te kuptoj eshte e thjeshte, te flas shume e veshtire.

NUMRI 29 – Ben fjale per nje numer simbolik per mua, ben pjese ne jeten time. Kam kaluar si momentin me te keq te karrieres time profesioniste edhe ekonomikisht por edhe ate me te mirin me kete numer. Qe kur jam ne Europe ky numer me ka ndjekur nga pas.

SERIE A – E kam ndjekur shume Serie A sepse ketej kane luajtur lojtare te medhenj si Ronaldo dhe Adriano. Por nuk e dija qe ishte kaq i komplikuar taktikisht. Taktikisht eshte i komplikuar sepse isha mesuar te luaja diku ku ke liri ne mbrojtje. Ketu kam mesuar shume taktkikisht, ka qene e veshtire por shume pozitive per te ardhmen time dhe karrieren time.

DRITHERIMA NE SAN SIRO – Kur kam ardhur me ka surprizuar stadiumi dhe tifozet, ka qene dicka qe me ka futur te dridhurat dhe me ka goditur. Stadiumi shume i bukur por kur e sheh plot eshte emocion i jashtezakonshem. Kam zgjedhur Interin sepse deshiroja te permiresohesha. Brazilianet jane shume sulmues dhe vetem ketu mund te mesoj rolin tim tamam. Per kete zgjidha italine.

GRUAJA IME – Eshte nje histori simpatike. Isha tek te rinjte e Barra Manda, klubi i qytetit tim, dhe merja autobuzin per te shkuar ne shtepi ndersa ajo dilte nga shtepia. U takonim por nuk flisnim. Shkembenim shikime por kishim turp. Por me pas u njohem. Edhe kushuriri i saj luante me mua. Mbeshtetja e saj ka qene shume e rendesishme. Ajo me ka qendruar afer ne momentet me te veshtira. Kur kam menduar ta le futbollin, ka qene ajo bashke me familjen time qe me dha force te vazhdoj. Eshte pesoni me i rendesishem i jetes time.”

KOHA E LIRe – Me pelqen te kaloj kohe me gruan time. Kam edhe nje qen me tecilin kam qef te luaj. Me pelqen te lexoj dhe te shikoj filma. Tani po lexoj librin e Michael Jordan, me motivon. Gjej veten tek ato veshtiresi qe ai ka hasur. Pyes veten cfare me duhet te behem si ai.

VESHTIRESITE – Situata jone ekonomike ka qene shume e komplikuar, duhet te jepja nje dore per te mbeshtetur karrieren time. Ka qene e komplikuar, duheshin para per te ndjekur stervitjet dhe me eshte dashur te punoj. Kam mesuar se asgje nuk eshte e lehte ne kete jete, duhen bere sforco per te arritur objektivat. Kam punuar dhe sot, pavarsisht se askush nuk e besonte, jam tek Interi dhe kam arritur te tregoj qe ishte e mundur. Luaja tek Volta Redonda dhe familja ime nuk me ndihmonte dot: beja disa kilometra me biciklete. Por duhet te sforcohesha sepse ishte endrra ime.

MUZIKA – Degjoj samba dhe pagode.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.