Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

613 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Dalbert-Monaco, e drejta e blerjes eshte me e larte se 17 milione euro: ja detajet e huazimit

Dalbert-Monaco, e drejta e blerjes eshte me e larte se 17 milione euro: ja detajet e huazimit
Inter Club Staff

Duket se cdo gje eshte vendosur: Henrique Dalbert do te largohet nga Interi. 

Ky transferim i tij tashme eshte ceshtje ditesh dhe ai d o te shkoje ne France ku ndodhet Monaco qe po e pret me krahe hapur Brazilianin.

Ai nuk arriti te lere shenje aq here sa ju dha nje mundesi nga Spalletti, por vlen per tu theksuar se shanset e tij ne fushe ishin te pakta dhe San Siro per nje lojtar te ri qe vjen nga nje kampionat komplet tjeter si ai i Ligue 1 eshte shume i veshtire, per te mos thene, fusha me e veshtire ne Itali.

Per kete transferim ka shkruar sot Tuttosport ne faqet e saj.

Ja cfare shkruan e perditshmja italiane:

“Inter dhe Monaco po mbyllin marreveshjen e radhes pas asaj per Jovetic nje sezon me pare.”

“Mbrojtesi brazilian i blere vetem veren e kaluar nga Nice, tek zikalterit nuk arriti te tregoje vlerat e tij dhe potencialin dhe keshtu do te rikthehet ne Ligue 1.”

“Interi me Monaco po diskuton per nje shitje ne huazim me pagese 3 milione euro dhe e drejta e blerjes per Monaco nuk do te jete 17 milione euro, por 20 milione euro.”

“Veshtire te mbyllet brenda kesaj jave, por diskutimet jane shume te avancuara. Ne sfond qendron edhe Borussia Dortmund, por Monaco tashme eshte shume afer lojtarit.”

“Interi preferon nje huazim kete vit sepse nese lojtari shitet menjehere i bie te kete humbje ne bilanc dhe zikalterit nuk mund ti lejojne vetes minusvalenca per shkak te FPF.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.