
Dalbert qendron te Interi dhe ne krahun e djathte vjen nje mbrojtes. Malcom e Suso…
Ne diten e sotme ka pasur takime te shumta per Piero Ausilion ne zyrat e Interit.
Sic raporton fcinternews.it, sa i perket mbrojtesve te krahut eshte per t’u theksuar lajmi qe Dalbert Henrique do te konfirmohet edhe per sezonin e ardhshem.
Ne anen tjeter ne krahun e djathte do te arrij nje lojtar i ri dhe ne tavoline ka shume emra por njeri prej tyre nuk eshte Romulo qe ishte lidhur me nje kalim te Interi ne ditet e fundit.
Sa i perket sulmit pista qe dergon te Malcom eshte nje piste e mundshme, me Bordeaux qe mund te jap driten e gjelber per shitjen e tij gjate diteve te ardhshme.
Nderkohe, sic thote fcinternews.it, jane pergenjeshtuar zerat qe thonin se mund te kete nje kontakt me Milanin per Suson.
Sa i perket Nainggolan, tashme gjithcka eshte e kryer.