Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

419 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

D’Ambrosio, cfare fsheh ai mesazh ne interviste per Diego Godin? “Ja dedikoj golin dy femijeve te mi por ne vecanti edhe Diego Godin.”

D’Ambrosio, cfare fsheh ai mesazh ne interviste per Diego Godin? “Ja dedikoj golin dy femijeve te mi por ne vecanti edhe Diego Godin.”
Inter Club Staff

Ka bere shume pershtypje ajo qe ndodhi ne pushimin e ndeshjes perpara dy ditesh ne ate Inter-Napoli.

Menjehere sapo mbaruan 45 minutat e para te lojes, Danilo D’Ambrosio u ndal per te komentuar pjesen e pare ndaj Napolit per mikrofonat e Sky Sport.

Por lojtari zikalter, ne menyre surprize ka pershendetur dy djemte e tij te vegjel te cileve i ka dedikuar golin, por ne te njejtin moment, ka falenderuar Diego Godin dhe golin ja ka dedikuar edhe atij.

“Veshtiresi te medha per shkak te te nxehtit? Eshte normale, por keto veshtiresi jane si per neve, por edhe si per kundershtaret.”

“Nuk mund te jete nje alibi kjo. Kur je me i lodhur, krijohen me shume raste sepse ka me shume hapsira ne fushe.”

“Deri me tani kemi qene te zotet qe mbyllemi mire prapa, por duhet te bejme golin e dyte qe te mbyllet ndeshja (e cila perfundoi 2-0).”

“Kujt ja dedikoj golin? Dy djemve te mi, Leonardo dhe Ludovico por edhe Diego Godin, qe per mua eshte nje profesionist i madh.”

Por cfare fshihet ne kete mesazh te D’Ambrosios? Shume ose asgje.

Shume per faktin sepse Diego Godin ka qene nje shembull perfekt per tu ndjekur ne dhomat e zhveshjes tek Interi.

Kjo sepse ai ka ardhur me statusin e nje nga lojtareve me te forte ne bote, dhe e ka pranuar gjithmone vendimin e tranjerit per ta ulur ne pankine pa bere asnjehere polemike.

Dicka qe nuk ndodh me te gjithe lojtaret qe jane te nivelit te tij.

Por ai eshte kthyer ne nje njeri shume te rendesishem edhe per te gjithe repartin e mbrojtjes, sepse cdo sterrvitje mundohet te ndihmoje shoket me keshilla.

Po asgje per cfare?

Asgje sepse nuk ka pasur dicka ne vecanti qe ka shtyre D’Ambrosion per ate dedikim.

Ai thjesht e ndjeu ne ate moment dhe e tha. Nuk eshte se ka ndodhur ndonje gje ne vecanti per ate dedikim.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.