Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 25, 2019

Scroll to top

Top

408 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

D’Ambrosio: “Derbyt luhen per t’u fituar. Icardi dhe Spalletti…”

D’Ambrosio: “Derbyt luhen per t’u fituar. Icardi dhe Spalletti…”
Bujar Berishaj

Danilo D’Ambrosio ka folur per mikrofonat e Mediaset Premium. Keto jane deklaratat e mbrojtesit zikalter pak ore para derbyt te Milanos:

“Ne dy muajt e fundit kane munguar rezultatet, por jo deshira per te fituar. Trajneri na stimulon cdo dite, jam i bindur qe me keshillat e tij do te arrijme objektivin. Ne fund po arrijne rezultatet qe te gjithe shpresonim”.

D’Ambrosio pastaj ka folur edhe per ndeshjet e fundit ku skuadra nuk ka pesuar gol:

“Nuk pesojme gol dhe eshte e rendesishme, sepse pastaj sulmuesit tone gjejne gjithmone nje menyre per te bere diferencen. Fitoret te ndihmojne, rritet besimi dhe stervitemi me buzeqeshje. Derby luhet per tu fituar, do te jete e rendesishme edhe per te konsiliduar poziten tone ne klasifikim. Icardi eshte pika jone e referimit, eshte kapiteni dhe i jep nje vlere shtese skuadres. Grupi ka qene gjithmone i bashkuar, pastaj kur fitojme jemi te gjithe me te lumtur”.

“Benim shaka me Candrevan per golin qe akoma nuk e ka shenuar? Po, eshte e vertete. Grupi ka mbetur gjithmone i bashkuar edhe ne keta muaj ku rezultatet nuk arrinin”, ka mbyllur D’Ambrosio.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.