Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,065 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

D’Ambrosio: “Erdha tek Interi sepse ka nje projekt fitues. Me deshironin ekipet e medha por preferova Interin…”

D’Ambrosio: “Erdha tek Interi sepse ka nje projekt fitues. Me deshironin ekipet e medha por preferova Interin…”
Inter Club Staff

“Mezi arritem te siguronim sherbimet e tij sepse shume skuadra te tjera e deshironin, por ai ne fund na zgjodhi ne. Jemi shume krenar qe do te beje pjese ne familjen tone”. Keshtu u shpreh dje Piero Ausilio per te, dhe tregoi se sot ne oren 13:00 do te zhvillohej prezantimi zyrtar i Danilo D’Ambrosios perpara mediave. Konferencen e tij e sjell ne shqip per te gjithe Interistat Shqiptare inter.al. Ja fjalet e tij:

Pse zgjodhe Interin?

“Me kerkonin shume skuadra, por zgjodha Interin sepse eshte nje klub i madh por e di shume mire ate qe ben Mazzarri me lojtaret e krahut, dhe karakteristikat e mia mund te permirsohen. Tranjeri me ka dhene keshilla taktike dhe me ka kerkuar ti tregoj se cfare pelqej, te luaj ne te majte apo ne te djathte, e une i thash qe ska asnje problem dhe per mua eshte njesoj.”

Eshte e vertete qe ju kerkonte edhe Juventusi?

“Po, ne fakt te gjitha skuadrat me te mira Italiane me kane kerkuar. Por zgjodha Interin per rolin tim, dhe moduli i Interit me pelqen me shume. E di se si punon Mazzarri. Debutimi me bardhezinjte? Eshte nje ndeshje qe ndjehet shume, dhe nuk e mohoj qe isha i emocionuar, por pasi zbret ne fushe emocioni kalon. Erdha tek Interi per tu permirsuar. E di qe mund tja arrij duke punuar dhe u perqendruar.”

Si ishin dy muajt e fundit tek Torino?

“Nuk isha protagonist per arsye jo futbollistike, sepse presidenti atje zgjodhi keshtu, por raporti me shoket e skuadres ka qene gjithmone fantastik, sikur te mos kishte ndodhur asgje.”

Deklartat e Ventures qe tha se ti hoqe dore nga shiriti i kapitenit vetem qe te vije tek Interi, cfare efekti te kane dhene?

“Eshte e cuditeshme ti degjoj sepse keto gjera nuk mi ka thene kur kemi folur. E verteta nuk eshte ajo qe shkruhet ne gazeta, shume deklarata jane shpikur nga disa drejtues se Torinos sepse deshironin te mbronin rolin e tyre dhe skuadren. Por kam vendosur te mos bej polemike…”

Ne Torino thone se nuk je treguar mirnjohes…

“Klubi atje ka pasur dy standarte te ndryshme, per mua ka folur per mirnjohje, ndersa per Bianchin jo.”

Ke kaluar dy muaj si i ndare nga te tjeret, ndodh shpesh ne Itali kur nuk rinovohet kontrata. Nderkohe kjo gje nuk i ka ndodhur Robert Lewandowski ne fakt…

“Nje lojtar ne fushe jep gjithmone maksimumin, nese paguhet nga nje klub, dhe une e kam treguar gjithmone kete gje ne fushe, jam nje profesionist mbi te gjitha. Per situata te tjera nuk me pelqen te flas…”

Pas nje viti e gjysem ne Serie A arrite tek Interi, je i lumtur? Po Milani te kerkonte?

“Eshte nje krenari shume e madhe per mua, por edhe nje motiv me shume per te punuar akoma me fort. E thash me lart qe kisha mundesi te shkoja ne ekipe te ndryshme, dhe zgjodha Interin.”

Preferon te luash ne te majte apo ne te djathte?

“Nese luaj ne te djathte bej disa gjera, nese luaj ne te majte bej disa gjera te tjera. Luaj tek te dyja krahet pa problem”

Boterori eshte per ty nje motiv?

“Do kerkoj te permirsohem tek Interi, do te bej me te miren time. Por zgjedhje te tilla nuk varen vetem nga une.”

Cili eshte objektivi i Interit ne kete pike kete sezon?

“Do te kerkojme te kapim objektivat qe jane vene ne fillim te sezonit. Une Interin nuk e kam pare asnje here ne veshtiresi nga ana e lojes.”

Thohir ka thene se je nje lojtar per te ardhmen. E ke takuar? Cfare te ka thene?

“Po, kam pasur fatin ta njoh, eshte njeri i mire, dhe na jep shume mbeshtetje dhe besim. Kemi diskutuar.”

Hernanes erdhi bashke me ty, cfare lojtari eshte?

“Si lojtar ka nje vlere te shtuar per cdo skuader, dhe mendoj se do te na ndihmoje shume, por edhe si person duket nje njeri i madh.”

Ketu keni edhe videon e plote te konferences per shtyp te Danilo D’Ambrosios:

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.