Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 6, 2022

Scroll to top

Top

718 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

D’Ambrosio habit me deklaraten e tij: “Vertete mendoni se golat lindin ketu ne Meazza? E gabuar, cdo gje e provuar ne Appiano.”

D’Ambrosio habit me deklaraten e tij: “Vertete mendoni se golat lindin ketu ne Meazza? E gabuar, cdo gje e provuar ne Appiano.”
Inter Club Staff

Diten e djeshme ka folur edhe protagoinisti kryesor i saj, Danilo D’Ambrosio qe eshte shprehur shume i lumtur per fitoren dhe per golin.

“Nese do te kishim humbur ose barazuar sot, fitorja ne derbi nuk do te kishte kuptim aspak.”

“Keshtu duhet te arsyetojme cdo ndeshje. Tani nuk ka kohe per feste. Fitore me Lazion dhe kaq. Te fitojme te shtunen, ky eshte objektivi i radhes.”

Eshte nje Danilo D’Ambrosio me i vendosur se kurre ai perpara mediave dhe Inter TV.

“Te luash kunder Lazios nuk eshte kurre e thjeshte: jane shume eksperte dhe teper te zotet ne disa reparte. Kane nje skuader plot me kualitete.”

Nderkohe, ai vazhdon edhe me tej dhe flet per ndeshjen ne vecanti: “Ju kujtoni se cdo gje qe bejme ne fushe lind ketu ne Meazza? Ne fakt gaboheni rende.”

“Gjithcka qe shihni ne fushe eshte provuar ne stervitje: krosime, depertime ne zone… cdo gje. Asgje nuk i takon rastesise.”

“Le te themi dhe ta pranojme se ne pjesen e pare nuk arritem te benim ate qe kishim provuar ne stervitje.”

“Nuk arritem te benim dot asgje qe na kishte kerkuar tranjeri. Por ne te dyten dicka ndryshoi dhe aplikuam cdo gje me perpikmeri.”

“E kemi merituar totalisht fitoren e marre ne fushe. Mbase duhej te shenonim edhe nje tjeter, por nuk ja dolem. Gjithesesi nuk duhet ti leme kaq te hapura ndeshjet.”

“Fitorja ama eshte gjeja me e rendesishme. Ne fund vlejne vetem tre piket.”

“Per fatin e mire under Milanit nje gabim i imi ne sulm nuk ishte deciziv. Une gjendem ne cdo rol mire. Kudo qe deshiron tranjeri.”

“Per mua ska asnje diference te bej mbrojtesin e qendres apo ne krahun e mesfushes. Jap gjithcka nga vetja ne cdo rol.”

“Kur ke nje tranjer si Conte, pavarsisht nga roli qe ke, duhet ti memorizosh levizjet ne stervitje dhe ti aplikosh ne ndeshje. Kete na thote gjithmone ai.”

“Eshte e rendesishme te jemi agresive dhe te mos leshojme asnje centimeter. Nese memorizojme levizjet ne stervitje, mund ta gjejme shokun me sy mbyllur.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.