Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

640 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

D’Ambrosio: “Kam preferuar Inter perpara Milan. Dua te bej gjysmen e asaj qe ka bere Zanetti. Gol ne derbi? Mjafton te fitojme”

D’Ambrosio: “Kam preferuar Inter perpara Milan. Dua te bej gjysmen e asaj qe ka bere Zanetti. Gol ne derbi? Mjafton te fitojme”
Ardi Deda

Tre dite perpara derbit kunder Milanit, gazeta Libero ka intervistuar Danilo D’Ambrosio: anesori i ardhur ne janar nga Torino, blerja e pare e presidentit Erick Thohir, flet per veten duke treguar per endrrat, projektet dhe ambientimin ne klubin e ri. Ja dhe fjalet e tij:

D’Ambrosio, 25 vjec nga Caivano, ka qene blerja e pare ne merkato e Thohir. Ju peshon kjo gje?

“Ma kane thene shume kete, por ne realitet nuk jam ndjere si blerja e pare e nje epoke te re. E rendesishme ishte te vija ne nje klub te lavdishem dhe te rendesishem si Inter”.

Blerja e pare e Morattit ishte Zanetti…

“Shpresoj te bej gjysmen e asaj qe ka bere kapiteni. Te bej nje karriere te tille do te shkonte pertej objektivave te mi”.

Cfare efekti ju jep ideja qe do te heqe dore?

“Flitet per kete por nuk mendoj qe mund te heqe dore pas 20 ditesh. Ndoshta do ta beje, megjithate ashtu si e shoh une ai mund te luaje dhe per 10 vite te tjera”.

Ne Torino kishit “vendin fiks” ne fushe, e keni braktisur ne gjysme te sezonit per te rifilluar nga e para si zikalter.

“Ka qene nje zgjedhje e veshtire por doja te beja nje hap cilesor ne nje skuader te rendesishme. Doja ta veja veten ne diskutim per te pare se ku mund te arrij”.

Fale kujt keni ardhur tek Inter?

“Sigurisht fale shokeve te skuadres. Por edhe fale trajnerit Ventura, me ate cfare kam mesuar nga ai ka bere te mundur qe ta ndiej pak ndryshimin ne nje skuader te madhe si Inter. Me ka dhene besim, me ka mesuar taktikisht shume gjera per te cilat me pare isha ne veshtiresi. Me te kam mesuar si taktikisht si ne nivel personaliteti, gjithashtu edhe te besoj ne potencialin tim, ne ate se cfare mund te bej dhe te perpiqem te bej cdo dite gjithnje e me shume”.

Sa ndryshe eshte menyra per te interpretuar lojen nga Ventura tek Mazzarri?

“Ndryshojne objektivat e skuadres. Ne Torino ne fillim te vitit kerkohej shpetimi nga renia nga kategoria, ndersa tek Inter ishin te tjere objektiva. Tek Torino nese barazon brenda kunder Bolognes eshte nje pike e mire e fituar, ndersa nese Inter barazon kunder Bologna duket si nje humbje”.

Taktikisht si ndryshon?

“Loja e Interit duhet te jete me sulmuese, synohet gjithmone te fitohet cdo ndeshje ndersa Torino eshte me i kujdesshem”.

Per anesoret menyra e lojes se Mazzarrit eshte e lodhshme. Eshte e drejte te presesh D’Ambrosion e vertete vetem ne sezonin e ardhshem?

“Duhet kohe per tu pershtatur me skemat e trajnerit. Flet dhe e kaluara, qe lojtaret e krahut mund te hasin pak veshtiresi ne fillim. Edhe pse D’Ambrosio tek Inter nuk i kerkojne te njejtat gjera si tek Torino”.

Me mire ne te djathte apo ne te majte?

“Per mua eshte njesoj, se fundmi kam luajtur ne te djathte por nuk ndryshon shume. Keshtu sic nuk ka shume ndryshime nga mbrojtja me 3 tek mbrojtja me 4. Kane me shume rendesi konceptet sesa moduli”.

Ne cfare jeni permiresuar keto 6 muaj?

“Nese do qe tia dalesh tek Inter nevojitet personalitet i madh, duhet ti kesh shpatullat e gjera”.

Bonera ka thene: “Mazzarri eshte sekreti i Interit”. Jeni dakord?

“Do te thoja qe po, skuadra e reflekton trajnerin. Nese trajneri nuk eshte pushuar kurre nga puna dhe ka bere mire kudo ku ka shkuar duhet te kete nje arsye”.

Cfare i mungon Interit per te luftuar per titullin?

“Duhet te programojme, vitin tjeter do te kete blerje te reja, eshte nje periudhe tranzicioni. Frutet do te vijne me kalimin e kohes”.

Keni vazhduar te mbani kontakte me Cerci dhe Immobile. Do ti jepni nje keshile si mik per merkaton?

“Kane moshen e duhur per te vendosur vetem, nuk dua te ndikoj askend”.

Keni perjetuar derbin ne Torino, tani do te perjetoni derbin e Milanos. Dallime?

“Plotesisht te ndryshem. Ka shume diference midis Juve dhe Torinos, ndersa Inter dhe Milan jane me afer njera-tjetres. Per derbin e Milanos nuk flitet vetem ne Itali por edhe ne Europe dhe ne bote, dhe keshtu eshte normale qe te ndihet me shume”.

Kush ju shqeteson nga kuqezinjte?

“Kane shume lojtare te forte, eshte nje skuader shume e mire, por ne jemi Inter dhe nuk mund ti druhemi askujt, mbi te gjitha Milanit”.

Sa afer keni keni qene per te shkuar tek Milani ne janar?

“Ndoshta jo mjaftueshem, duke pare qe erdha tek Inter. Por une kam preferuar Inter perpara Milan”.

Me cilin do te shkembeni fanellen te dielen?

“Besoj qe me asnjerin, ne derbi e mbaj fanellen time”.

Modeli juaj kur ishit i ri?

“Kur isha i vogel duke qene nga Napoli dhe duke luajtur si trekuartist frymezohesha nga Maradona. Me pas jam terhequr me mbrapa ne pozicion, keshtu qe modeli im u be Maicon”.

Cfare mendoni per denimin e Curva Nord per kore rraciste?

“San Siro pa Curva Nord eshte surreale. Ne ndeshje te tilla mbeshtetja e tifozeve eshte nje plus me shume, na vjen keq qe nuk do ti kemi prane”.

Keni nje vella binjak, shpresoni qe te shihni dhe te ne Serie A se shpejti?

“Sigurisht. Perfitoj nga rasti per ti uruar sherim te shpejte sepse eshte operuar. Te dielen ishte ne stadium per te pare ndeshjen, shume jane shqetesuar sepse e kane pare me paterica dhe mendonin se isha une”.

Ne 2005 mund te shkonit tek Chelsea, por zgjodhet Fiorentinen. Ndonjehere mendoni qe mund te ishit ne Londer i stervitur nga Mourinho?

“Ka kaluar shume kohe, isha 17 vjec. Gjithsesi mendoj se kam bere zgjedhjen e duhur”.

Keni krijuar nje iniciative te vacante ne Twitter.

“Ka lindur ne menyre spontane. Gjithcka qe bej nuk shkoj dhe e them ne gazeta apo rrjete sociale. Megjithate doja prej kohesh te hapja nje profil dhe doja ta beja ne menyre te ndryshme nga te tjeret. Kam menduar per kete iniciative ne menyre qe te tjeret te bejne nje gjest te rendesishem ne drejtim te personave ne nevoje”.

Duke u kthyer tek derbi, me Torinon keni shenuar tashme kunder Milanit. Te pereseriteshit nuk do te ishte keq…

“Po stervitem mire, por pavaresisht paraqitjes time ose nje goli tim e rendesishme eshte qe derbi te fitohet, asgje tjeter”.

Me mire nje humbje ne derbi dhe nje vend te peste apo nje fitore dhe nje vend te gjashte ne fund?

“Preferoj nje rruge te trete, pergjigja eshte e thjeshte: te fitojme dhe te perfundojme ne vendin e peste”.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.