Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

504 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

D’Ambrosio: “Ne Itali kane rendesi rezultatet. Kam zgjedhur te ndjek Mazzarrin per…

D’Ambrosio: “Ne Itali kane rendesi rezultatet. Kam zgjedhur te ndjek Mazzarrin per…
Ardi Deda

 Dy muaj pasi eshte bere zikalter, Danilo D’Ambrosio flet per mikrofonat e Sky Sport 24 per momentin qe po kalojne ai dhe Interi: “Ambientimi im eshte duke vazhduar mjaft mire edhe pse eshte normale qe do te kisha preferuar ti fitonim tre ndeshjet e fundit, por jemi te vetedijshem per ate qe duam. Une jam plotesisht ne dispozicion te trajnerit dhe te grupit: eshte e qarte se, duke qene se kam ardhur ketu ne shkurt, kam hyre ne nje grup tashme te bere dhe nuk eshte e lehte, por shoket e skuadres me kane pritur mire. Jam i kenaqu rdhe falenderoj trajnerin dhe shoket e skuadres per konsideratat qe me kane dhene. Eshte normale qe kush eshte ketu qe nga fillimi i sezonit te jete me i avantazhuar ne krahasim me mua, por une perkushtohem gjithmone 110% ne cdo stervitje per te qene me pas i gatshem”.

Mbi motivin qe e ka shtyre te zgjedhe Interin e Walter Mazzarri midis shume skuadrave qe e kerkonin: “Kam zgjedhur te ndjek Mazzarrin sepse di per punen qe ben me lojtaret e krahut sepse ne nje modul 3-5-2 lojtaret e krahut ne skuadren e tij jane praktikisht sulmues te shtuar. Me pas te meson shume levizje ofensive, pervec atyre mbrojtese, ne krahasim me trajneret e tjere. Kam gjetur personin qe imagjinoja, edhe jashte fushes. Momenti qe po kalojme nuk eshte nje moment i thjeshte, do te kisha preferuar te luaja me pak dhe ti fitonim keto ndeshjet e fundit megjithate kemi forcen per te dale nga kjo situate dhe per te arritur Europen. Ka rendesi kualifikimi ne kupat e europes per vleresimin final te sezonit? Ne futboll, mbi te gjitha ne Itali, ka rendesi dhe merret me shume ne konsiderate rezultati final”.

Mbrojtesi zikalter pyetet me pas se si ndihet duke qene blerja e pare e Thohir? “Une mendoj vetem per fushen, edhe nese do te kisha qene blerja e dyte apo e trete do te isha serish i lumtur qe kam ardhur ne nje skuader te madhe si Inter”. Ne fund flitet per ndeshjen e rradhes kunder Bolognas: “Cdo skuader qe vjen ne San Siro lufton per dy rezultate, ndersa ne jemi nje skuader e madhe dhe luftojme vetem per nje rezultat. Bologna kerkon mbijetesen dhe do te beje gjithcka per te bere mire, do te jete nje ndeshje e veshtire, nuk do te jete e lehte kunder tyre por qe sot me trajnerin kemi studiuar dicka per ti vene ne veshtiresi.

 

 

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.