Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

439 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

D’Ambrosio: “Te rinjte e dine cfare do te thote Interi. Merkato, Champions League e San Siro…”

D’Ambrosio: “Te rinjte e dine cfare do te thote Interi. Merkato, Champions League e San Siro…”
Bujar Berishaj

Tashme eshte nje prej lojtareve qe ka disa vite te Interi.

Fjala eshte per mbrojtesin italian Danilo D’Ambrosio qe eshte protagonist i intervistes se radhes te InterTV drejtperdrejte nga grumbullimi ne Appiano Gentile.

“Jemi duke punuar ashtu sic duhet, po pregatitemi per nje sezon i cili shpresojme te jete pozitiv”, ishin deklaratat e para nga mbrojtesi zikalter.

“Lojtaret e rinje? Kam ndjesi pozitive, jane te gjithe djeme te mbare, njerez qe e dine cfare do te thote te jesh te Interi, kane bere mire te klubet e tyre dhe per kete arsye jane ketu. Jam i sigurt qe do te na japin nje dore”, ka thene Danilo ku eshte pyetur per te rinjte qe kane ardhur.

Duke folur pastaj per tre kompeticionet Serie A, Champions League dhe Coppa Italia, ne te cilat do te marr pjese Interi, ai ka shtuar: “Te nje klub si Interi duhet te kete te pakten dy lojtare per nje rol. Duam te arrijme ne fund te cdo kompeticioni”.

D’Ambrosio flet edhe per deshiren per te rinisur sezonin pas pushimit te veres duke thene se deshira nuk mungon dhe eshte e madhe:

“Kemi nje deshire te madhe pas me shume se 30 dite pushim, deshira per te luajtur ne Champions eshte e madhe por perqendrimi duhet te jete gjithmone ne nivel sepse nuk duam te jemi vetem sa per numer”.

Dhe ne fund D’Ambrosio flet edhe per ndeshjen e pare qe do te luaj ne Champions me Interin duke thene: “E kemi pare se si publiku e tregon gjithmone dashurine per ne dhe do te jete keshtu edhe kete vit, pres nje San Siro te stermbushur”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.