Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

905 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

D’Ambrossio: Ja perse mund te jete nje arme me shume per Mazzarrin!

D’Ambrossio: Ja perse mund te jete nje arme me shume per Mazzarrin!
Inter Club Staff

Ja perse mund te jete ai njeriu plus per Interin e Mazzarrit ne kete fund kampionati. Danilo D’Ambrossio kunder Atalantes ka luajtur per here te dyte qe nga minuta e pare pas debutimit ndaj Verones, dhe disa minutave te luajtura ndaj Juventusit dhe Fiorentines. Tashme ish lojtari i Torinos po hyn avash avash ne mekanizmat e Mazzarrit, dhe ka treguar disa cilesi te mira ne minutat qe ka luajtur. Tekniku e kishte thene: “Kur te jete gati dhe i integruar do te jete ne doren e Danilos gjithcka”. U tha, u be. Nagatomo per momentin eshte me gjysem sherbimi, dhe lojtari Italian eshte shprehur mjaft mire ne fushe. Perfekt ne fazen mbrojtese, por i mire edhe ne ate sulmuese. Gjendjen fizike e ka te mire, por akoma jo optimale, por duhet te jemi te lumtur duke qene se tek Torino muajt e fundit ka qene ‘i perjashtuar’ ne shtepi. Cilesia me e mire e tij e treguar ne keto dy ndeshje ka qene kurajo qe ai ka pasur, e treguar sidomos ne pjesen e pare ndaj Atalantes. Mund te thuhet se Danilo i ka kryer shume mire detyrat e Mazzarrit.

Tashme le te tregojme tre arsye se pse Danilo mund te jete Arma me shume e Mazzarit:

Arma me shume e Mazzarrit 1 – Puna: Ai mund te luaje mjaft mire ne te dyja krahet, dhe kjo gje eshte dicka thelbesore ne futbollin modern dhe dicka qe gjendet rralle. Djaloshi eshte mjaft puntor.

Arma me shume per Mazzarrin 2 – ‘Uria’ qe ai ka: Eshte okazioni me i madh i karrieres se tij ne nje skuader te madhe dhe mosha e tij e re – D’Ambrossio eshte klasi i 88′ – e ben ate perfekt per kapercimin perfundimtar nga nje lojtar normal ne nje nga me te miret ne pozicionin e tij ne Itali.

Arma me shume e Mazzarrit 3 – Absolutisht nje deshire e pafundeme qe te vinte tek Interi, perpara shume kerkesave prestigjoze qe ai kishte si nga ana ekonomke, por edhe pjesmarrja ne Kupat e Europes: Ky motiv e ben D’Ambrossion nje luftetar te vertete ne sherbim te Interit te Mazzarrit, dhe ka qene ky i fundit qe e ka dashur me cdo kusht ne Milano. Koha qe Danilo te fitoje edhe Kombetaren.

Prespektiva eshte e mire, dhe premtuese: Danilo D’Amborssio eshte i gatshem per te qene arma me shume e Interit.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.