
D’Ambrossio: “Tek Interi jo si ‘Zonje e pare’. Europen e dua me cdo kusht. Me Thohir…”
Danilo D’Ambrossio, pak minuta perpara vizitave mjekesore (qe po i zhvillon ne keto caste), ka komentuar ne menyrem me entuziasmuese te mundeshme kalimin tek Interi: “Objektivi personal eshte ai qe te jap maksimumin sic kam bere gjithmone ku kam luajtur. Shpresoj qe te arrijme sa me lart ne klasifikim.”
SHOKET E RINJ – “Kurioz? Jam kurioz ti njoh te gjithe sepse kam ardhur tek Interi jo si ‘Zonje e pare’, por dua vetem te punoj ne maksimumi dhe te shperblej ata qe me kane dashur ketu tek Interi.”
OBJEKTIVI EUROPE – “Eshte objektivi primar, kerkojme ta kapim natyrisht.”
KOMBETARJA – “Objektivi im eshte te bej mire me Interin, ajo cka vjen pas eshte thjesht vazhdim i asaj qe do te jap ne fushe me bluzen zikalter.”
THOHIR – “Mendoj se do e njoh pas disa ditesh, ne kete moment mendoj se eshte i zene, do te shohim ne oret ne vazhdim.”