Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

934 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Agjenti i Karamoh: “Fola me Ausilion pas golit, ja cfare me tha. A deshiron Karamoh te kthehet? Ju them…”

Agjenti i Karamoh: “Fola me Ausilion pas golit, ja cfare me tha. A deshiron Karamoh te kthehet? Ju them…”
Ardis
  • On 08/10/2018, 19:31

Ne nje interviste per FCINTER1908.it, flet ndermjetesi qe ka sjelle futbollistin francez tek zikaltrit.

I vetmi mendim per te ishte qe te qendronte tek Interi, ku fillimisht kishte hedhur poshte cdo oferte qe vinte qofte nga Italia qofte edhe nga klube neper Europe. Me pas Karamoh, u tregua inteligjent duke kapur momentin, dhe mbi te gjitha, kurajen per tu perballur me fatin e tij.

Zgjodhi kete drejtim pavaresisht se ishte rruge me e gjate, sepse jo gjithmone rrugetimi eshte i lehte, por nese heziton rrezikon qe te mos arrish ne fund te rrugetimit. Ne kete menyre Yann Karamoh e ka rifilluar nga Bordeaux, ku mbas ambjentimit fizik ka filluar te vihet ne dukje: per te jane dy gola te realizuar, por ai qe realizoi dje, ka bere xhiron e botes.

Si e keni bindur qe te pranonte transferimin me huazim?

“E verteta eshte se ne fillim nuk donte te transferohej, ai mund te qendronte por serisht ne fund do te arrinte te gjente hapesira sepse nuk eshte me pak i zoti se lojtaret qe kane qendruar tek Interi. Me pas klubi ishte i detyruar te bente zgjedhje dhe mbas nje dialogu midis paleve e ka kuptuar se do te ishte me mire qe te transferohej dhe te luante”.

Keni pasur ndjesine se keni bere nje hap mbrapa?

“Jo, Bordeaux eshte nje skuader e rendesishme qe gjithashtu luan ne kupat europiane. Aty ka gjetur nje trajner shume te zote dhe megjithate kampionati francez eshte kthyer ne nje kampionat me nivel, nuk eshte per tu pasur zili kampionati italian”.

Shikoni ndonje ngjashmeri me dike tjeter?

“Ne kete moment nuk shikoj, por duke u rritur dhe maturuar do te behet nje nga me te miret ne qarkullim ne rolin e tij. Per Interin eshte nje marreveshje shume e mire, eshte paguar vetem 5 milione €, tashme ai vlen 4 here me shume.

Mund te na tregoni nje difekt qe duhet ta rregulloje me kalimin e kohes dhe nje karakteristike te mire te Karamoh?

“Nese duam te gjejme ndonje difekt mund te themi se duhet te perqendrohet me shume tek ndeshja per 90 minuta, duke evituar tensionet e lojes. Ndersa nje karakteristike e mire e Karamoh pershpejtimi dhe kapaciteti per te shkuar drejt portes me nje lehtesi te madhe. Goli i djeshem eshte vecori e te predestinuarve”.

Ju ka komunikuar Ausilio mbas golit?

“Jo, i shkuajta une, dhe i thashe “shiko golin e Karamoh”, me ktheu pergjigje duke me derguar nje fytyre te qeshur dhe me tha se tashme e kishte pare. Me Pieron ekziston nje marredhenie e mire”.

Pra, objektivi eshte te rikthehet tek Interi?

“Po, ai ka refuzuar te gjitha ofertat per Interin dhe per kete arsye objektivi vazhdon te jete rikthimi tek zikaltrit. Dhe duhet te them se edhe Interi beson tek ai, duke pare se Karamoh eshte transferuar thjesht si huazim, as me te drejte blerjeje nga ana e Bordeaux. Objektivi eshte qe te rikthehet tek Interi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.