Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

904 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Daniel Bessa: “Tek Bologna qe te rikthehem ai qe isha tek Interi. Deshiroj te behem…”

Daniel Bessa: “Tek Bologna qe te rikthehem ai qe isha tek Interi. Deshiroj te behem…”
Inter Club Staff

Pasi ka mbyllur eksperiencen tek kampionatet e huaj duke luajtur tek Olhanense dhe Sparta Rotterdam, Daniel Bessa ka vendosur te rikthehet ne Itali, me sakte nga Serie B ku do te luaje tek Bologna kete sezon dhe do te kete me ne fund mundesine te tregoje vlerat e tij ne nje nivel te larte futbolli.

Trekuartisti i Primaveres se Stramaccionit, kampion i NextGenerations Series ne 2012, ka kaluar tek Bologna diten e fundit te merkatos ne nje formule qe le te hapur rikthimin e tij tek Interi: Huazim me te drejte blerje dhe kunderblerje nga ana e Interit. Kjo formule eshte perdorur nga skuadra zikalter jashtzakonisht shume me te rinjte e saj kete vere.

Sot per te riun brazilian, i datelindjes 1993, ka qene dita e prezantimit tek Bologna. Ja fjalet e tij: “Jam i binudr se ka ardhur koha te tregoj ne mes te profesionisteve ate qe tregova kur luaja per te rinjte e Interit. Kam pasur nje demtim shume penalizues ne gju, por ne muajt e fundit ne Hollande kam rigjetur veten dhe mendoj se ka ardhur momenti im. Pozicioni? Kam qene gjithmone nje mesfushor sulmues, por mund te luaj edhe si sulmues i dyte ose perpara mbrojtjes. Ne Rotterdam per shembull nisa te luaj perpara mbrojtjes. Ndihem mire ne cdo pozicion te mesfushes, me pas i takon tranjerit te vendose ku deshiron te me vendose. Aktualisht nuk jam ne formen time me te mire fizike, por jam shume i lumtur qe jam ketu dhe mezi po pres te punoj me shoket e mi te ri e shpresoj qe te rekuperoj shume shpejt distancen qe kam me pjesen tjeter te grupit. Deshiroj qe shoket e skuadres te besojne tek une dhe te behem nje vlere e shtuar per Bolognen.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.