Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

2,607 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Darmian, zikalter ne fat: eshte nje hap larg Interit! Ai ka thene tashme po, United dhe Mou…

Darmian, zikalter ne fat: eshte nje hap larg Interit! Ai ka thene tashme po, United dhe Mou…
Inter Club Staff

Pavarsisht sforcove ekonomike te shoqerise se re kineze, Interi i Frank De Boer ka ende disa mangesi per te sistemuar ne formacionin e pare.

Qe ne ditet e fundit te merkatos verore zikalterit kishin provuar qe te blinin edhe nje mbrojtes krahu duke tentuar Lichsteiner dhe Darmian, por me pas nuk u be gje se muri qe ngriti Manchester United dhe Juventus ishte teper i larte per tu kapercyer. Por tani situata mund te kete ndryshuar, kjo eshte ajo qe shkruan ne numrin e saj te perditshem La Gazzetta dello Sport e cila shpjegon se si Interi eshte me te vertete nje hap larg Matteo Darmian.

FORMULA E TRANSFERIMIT – Linja Milano-Manchester ka mbetur aktive qe ne vere, me Jose Mourinho qe mund te zbulohet si nje assist-man i rendesishem per klubin zikalter. Lojtari 26 vjecar i shkolles Milan eshte perfekt per projektin e ri te Interit dhe Milano zikalter eshte sigurisht nje zgjidhje pozitive edhe per Manchester United qe ka interes qe te mos e zhvleresoje investimin prej 20 milione eurosh qe ka bere per lojtarin ne veren e 2015. Po shkohet drejt formules se huazimin (me shume mundesi me pagese) me detyrim blerje nga ana e Interit. Nga ana e tij Darmian i ka thene po Interit dhe eshte teresisht i gatshem per tu transferuar ne Milano. Ne javet e ardhshme do i takoje dy klubeve per te mbyllur kete marreveshje qe ka pelqimin e te gjitha paleve. Darmian eshte prej kohesh nje objektiv i Interit per shkak se eshte nje profesionist i lindur, ka eksperience dhe aftesi teknike te shkelqyera. Po flasim per nje djalosh te kalter me 26 prezenca, mbrojtes krahu qe mund te luaje pa problem ne te majte ose ne te djathte, madje eshte i zoti edhe si mbrojtes i mirfillte ne nje formacion 3-5-2 (i provuar tashme edhen nga Conte). Darmian zikalter? Suning ka dhene bekimin!

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.