Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

591 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

DASHURIA PER INTERIN NUK KA CMIM: Sold Out te gjitha abonimet, ja te gjitha numrat e fushates

DASHURIA PER INTERIN NUK KA CMIM: Sold Out te gjitha abonimet, ja te gjitha numrat e fushates
Inter Club Staff

SOLD OUT. SOLD OUT. Po-po, e degjuat mire. Nuk ka me vende. SOLD OUT TOTAL. 

Po si Sold Out? Po pra, Sold Out. Fushata e abonimeve te Interit e hapur rreth nje muaj me pare, sot kur jemi pothuajse 3 jave pa filluar kampionati, nuk ka me asnje vend te lire.

Shkrimi jeshil “Sold out, tutto esaurito” (Sold out, te gjitha vendet e shitura), u shfaq dje ne faqen zyrtare te klubit ne internet ne mes te imazhit dantesk qe tashme eshte sfondi i te gjithe fushates se abonimeve te Interit “A riveder le stelle”.

Super objektivi i pare ishte shume afer prej disa ditesh por u arrit pikerisht ne ditet e para te gushtit.

Keshtu e hap artikullin e saj per kete gje sot Gazzetta dello Sport dhe flet per fushaten perfekte te abonimeve tek Interi: klubi zikalter duket se ka shitur me shume se 37 mije abonime, pra te gjitha ato qe ka nxjere ne shitje per tifozet e saj duke arritur keshtu +20% me shume se sa nje vit me pare duke arritur qe Interi te mbushe gjysmen e stadiumit per cdo ndeshje te Serie A te sezonit te ri.

Pra me pak fjale: nese Interi nuk shet nga sot e mbrapa asnje bilete perpara ndeshjeve, do e kishte San Siron cdo ndeshje gjysem te mbushur. Nje cmenduri e vertete kjo pjesemarrje nga Interistat kete vit.

Zikalterit nuk kapnin shifra kaq te larta qe prej post-Tripletes (sezoni 2010/2011 me 40.612 abonime) dhe nuk do mund te barazohet dot nga asnje skuader tjeter kete sezon.

Juventusi e ka mbyllur me 29.300 tesera te shitura (33-34 milione euro perfitime).

Roma e ka mbyllur me 21 mije te abonuar ndersa Milani nuk ka dhene ende ndonje shifer.

Nderkohe blerjet dhe Champions League kane bere qe tifozet e Interit te jene me te shumte kete vit por te mos harrojme qe ata ishin rekordmenet e vitit te kaluar kur ne San Siro per te pare Interin ne total arriten te ishin 1 milione persona, me nje mesatare 57 mije spektatore, 5 mije me shume se Milan dhe 15 mije me shume se Napoli duke e ngjyrosur stadiumin San Siro totalisht zikalter.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.