Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | August 8, 2020

Scroll to top

Top

606 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

DATA E DERBIT: Milani ben nje kerkese te vecante dhe kerkon nje date speciale

DATA E DERBIT: Milani ben nje kerkese te vecante dhe kerkon nje date speciale
Inter Club Staff

Data e derbyt ben te diskutohet edhe sot. Sipas asaj qe tregohet nga Corriere della Sera, Milani deshiron ta luaje me 25 prill ose ne alternative, ne daten 1 Maj.

Skuadra e Milanit deshiron qe derby te luhet ne nje dite festive, qe ti beje pune tifozeve te tyre qe te jene prezent duke qene se shumica e kane bileten por ne mesjave mund te jene larg Milanos.

Ndeshja e se dieles se kaluar u shty per shkak te vdekjes se Davide Astorit dhe ishte e parashikuar te luhej ne oren 20:45, si ndeshja e fundit e asaj jave ne Serie A.

Por per momentin Federata, duke ndjekur rregullat, nese Milani do te eleminohet nga Europa League, eshte e vendosur qe te luhet ne daten e pare te lire, qe i bie te jete ajo e 3-4 prillit, kur jane fiksuar te luhen edhe ndeshjet e tjera (Interi eshte shume dakort me kete mundesi).

Nje ndeshje te marten ose te merkuren, me shume mundesi ne oren 18:00, natyrisht qe nuk do te jete ideale per ata qe punojne dhe mbase vijne nga jashte Milanos: sipas disa zerave ne Milano, nese kjo ndeshje do te luhet ne mesjave do te sillte ne stadium 20,000 tifoze me pak.

Ja pse kuqezinjte po shtyjne per nje ndryshim date ne kundershtim te rregullores (ne teori eshte e mundur nese dy skuadrat bien dakort).

Por Interi eshte ne te njejten mendje me Federaten: ndeshja duhet te luhet sa me shpejt te jete e mundur. Vendimi do te meret te premten, sapo Milani te rikthehet nga Londra.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.