Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

488 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

DAZN zbulon: “Ja cfare kemi marre vesh per kontraten e Skriniar: me sa duket eshte percaktuar nje…”

DAZN zbulon: “Ja cfare kemi marre vesh per kontraten e Skriniar: me sa duket eshte percaktuar nje…”
Inter Club Staff

Diten e sotme, DAZN, ka dashur te ndalet te Milan Skriniar pas zbulimit te nje lajmi rreth takimit te lojtarit me skuadre zikalter.

Kete gje e kane konfirmuar ne nje edicion lajmesh, vetem pak minuta me pare, ku ata kane treguar edhe detaje rreth ketij takimi.

“Inter deshiron ta mbylle sa me shpejt ceshtjen per Milan Skriniar qe ende nuk ka rinovuar me skuadren zikalter”.

“Eshte nje situate delikate normalisht, qe duhet pare se si do te evoloje sepse nuk eshte kaq e thjeshte sa duket”.

“Inter do te tentoje te mbaje ne skuader nje lojtar qe vetem pak jave me pare ka marre nje oferte 9 milione euro ne sezon nga PSG”.

“Por duket se Inter do e nise oferten e saj me 6,5 milione euro ne sezon, qe nuk eshte aspak nje shifer e ulet”.

“Ai do te behej menjehere lojtari me i paguar ne skuader pas Lukakut, dhe do te ishte nje vleresim i madh keshtu”.

“Normalisht, PSG mund te ofroje me shume, por Inter mund te tentoje te luaje karten e fanelles zikalter me te cilen Skriniar eshte goxha i lidhur dhe raportin e tij me tifozet. Takimi eshte percaktuar: palet do te shihen gjate pushimit te kombetareve”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.