Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

973 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Biasi ben parashikimin e tij: “Kush e fiton Scudetton? Ajo qe mund te them tani eshte se Scudetto do te fitohet ne…”

De Biasi ben parashikimin e tij: “Kush e fiton Scudetton? Ajo qe mund te them tani eshte se Scudetto do te fitohet ne…”
Inter Club Staff

I intervistuar nga mediat italiane sot, tranjeri Gianni De Biasi ka analizuar luften Scudetto ne Serie A ne kete sezon.

Keto kane qene fjalet e tij:

De Biasi, barazimi me Bolognen ka nje shije sikur Milani ka humbur nje shans teper te madh ne luften Scudetto…

“Nuk do e thoja. Ka humbur pike, me siguri, por mundesia e humbur nuk do te thote se ata jane dorezuar tashme.”

“Ka shume ndeshje akoma. Prandaj qe ketu e deri ne fund nuk do te jete e thjeshte per asnje skuader. Cdo ndeshje do te jete e komplikuar ne menyren e saj.”

Do te jete nje Scudetto qe do te vendoset kur?

“Mendoj se do te vendoset ne fund fare, ne kthesen e fundit. Si nje gare elektrizuese e Formula Nje.”

“Ka nje ekuiliber te papare ndermjet skaudrave te para dhe Juventusi gjithashtu do te beje gjithcka qe te mbaje poziten e saj deri ne fund.”

“Kalendari eshte pak a shume i ngjashem per te gjitha. Vazhdoj te them se gjithcka mund te vendoset vertete ne kthesen e fundit.”

Milani mund te kete barazuar me Bolognen ne menyre paradoksale sepse kishte nje San Siro te mbushur plot?

“Sigurisht qe e dinin qe kishin ne dore nje hap te rendesishem per Scudetton por ne skuadren e Milanit ka lojtare edhe me eksperience qe nuk pyesin per keto presione. Ndodh te gabosh nje ndeshje.”

“Tani Inter dhe Napoli jane plotesisht ne gare po ashtu si edhe Milani. Eshte e veshtire te parashikosh kush e fiton, por kur mund ta parashikoj: ne fund, ashtu si e thashe.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.