
De Biasi: “Rei Manaj duket Bonimba. Duhet te mendoje vetem…”
Sot do te nise rruga per ne Boterorin e 2018 edhe per Shqiperine e Gianni De Biasi, qe perpara ndeshjes se sotme ndaj Maqedonise, te vlefshme per grupin G, i njejti me Italine dhe Spanjen, ka folur per talentin zikalter Manaj i cili eshte huazuar tek Pescara por qe eshte ne pronesi te Interit.
De Biasi ka bere nje krahasim i cili do te linte te kenaqur cdo sulmues ne bote. Tranjeri i Shqiperise ka thene se Manaj i kujton Roberto Boninsegnan: “E pranoj dhe e konfirmoj: eshte nje luftetar, lufton, vrapon. Duhet te mendoje vetem qe te beje sa me mire. Mania per te arritur sa me lart mund te jete nje problem, duhet te kete nje enderr dhe ta ndjeke me pasion. Por ka avantazhin e moshes. Me kujton Bonimben ne shume gjera…”.