Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,479 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Akoma s’jemi gati fizikisht, duhet te luajme me shume si skuader. Perisic jashte sepse…”

De Boer: “Akoma s’jemi gati fizikisht, duhet te luajme me shume si skuader. Perisic jashte sepse…”
Bujar Berishaj

Frank De Boer, ne fund te ndeshjes me Chievon, ka dhene nje interviste me gazeten holandeze “Algemeen Dagblad”, duke folur per humbjen por edhe per javet e para te Inter:

“Fizikisht nuk jemi gati per te bere ate qe duam dhe per kete kam zgjedhur nje sistem loje qe garaton disa siguri me shume. Lojtaret me te mire te Interit nuk kane luajtur akoma nje ndeshje te plote te gjithe veren. Duhet te futen ne forme ne javet e ardhshme por kampionati tashme ka filluar dhe kjo sigurisht nuk eshte shume e natyrshme. Por ka lojtaret qe kane luajtur ne Europian, ne Kupen e Amerikes. Ne mesfushen tone kemi pasur nje argjentinas, nje kilen dhe Candreva qe ka luajtur me Italine ne Europian. Perisic? Eshte nje lojtar i shkelqyer por fizikisht nuk eshte akoma gati pas Europianit me Kroacine. Kam zgjedhur nje skeme me konservative, per kete nuk e kam rreshtuar ne formacion”.

Cfare keni mesuar me shume per skuadren ne keto dy jave?
“Qe te gjithe besojne ne ate qe duam. Ka kualitete te medha individuale te Interi, tani duhet te luajme me shume si skuader. ‘Te mendojme qe situata do te permiresohet’, eshte gjera e pare qe kam thene”.

Keni filluar te studioni gjuhen italiane?
“Po, studiojme tre here nga dy ore. Marrin pjese edhe Trustfull dhe Schoenmaker, asistentet e mi. Kreek e flet tashme gjuhen, na lehteson komunikimin. Ne fillim dukej nje abracadabra por kam filluar te kuptoj logjiken”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.