Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | September 20, 2019

Scroll to top

Top

2,960 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Ansaldi eshte Ok. Gabigol do futet gradualisht. Jovetic nje opsion i vlefshem, Brozo akoma jasht…”.

De Boer: “Ansaldi eshte Ok. Gabigol do futet gradualisht. Jovetic nje opsion i vlefshem, Brozo akoma jasht…”.
Juxhin Nebiaj

Sot ne oren 13:00 Frank de Boer mbajti konferencen per ndeshjen e neserme kunder Bologna. Nga qendra sportive Angelo Moratti, De Boer ju pergjigj keshtu pyetjeve te gazetareve:

Lodhja mund te jete nje faktor negativ ne kete moment, duke pare kaq shume ndeshje rrjesht?
“Jo nuk do jete nje problem. Kam vendosur qe dje te benin pushim disa lojtare qe kishin nevoje per te rikuperuar energji, ndersa te tjeret nuk kan patur lodhje. Kishin nevoje per nje pushim, edhe per te ndenjur me familjen. Edhe pushimi mendor eshte i nevojshem”.

Si do futet Gabigol ne skuader?
“Do integrohet gradualisht, duhet te pershtatet me filozofine tone. Flasim per nje lojtar qe ka shume kualitet, hap pas hapi do debutoj me ne”.

A mund te themi se tani skuadra ka idene e saj ne loje?
“Nuk mjafton kaq pak kohe per te arritur nivelin maksimal, duhet akoma me shume kohe. Mendoj se lojtaret po tregohen mjaft te vemendshem, ne fillim eshte normale qe te kishim disa veshtiresi. Eshte dhe do jete nje objektiv, por duhet akoma kohe per te arritur nivelin qe une kerkoj”.

Sa pret nga mesfushoret qe ke?
“Ky eshte nje aspekt shume i rendesishem per nje skuader. Ndonjehere duhet te ndryshojme menyren e lojes duke luajtur me shume ne nivel taktik, duke modifikuar detajet e vogla qe te ndihmojme sulmuesit tane. Te gjithe jane te rendesishem. Kemi folur shume edhe per markimet, jo vetem nga mbrojtesit por ne te gjithe repartet. Duam te sulmojme gjithmone, duhet te jemi ne skuadra qe kontrollojme lojen. Kjo eshte filozofia ime”.

Si mendon te rifitosh disa lojtare, si psh Kondogbia dhe Eder?
“Kemi nje grup me shume kualitet, jane shume lojtare. Nuk eshte e lehte te meren vendime pasi te 25 jane shume te fort, une flas gjithmone me ta. Lojtaret qe zgjedh per te hedhur ne fushe jane nje problemi im, nuk eshte e lehte te lesh dike jasht. Lojtaret duhet te pranojne zgjedhjet e mia”.

Ne idet e tua, mund te luaj Jovetic si sulmues i dyte pas kraheve te sulmuesit pyke?
“Po kjo eshte e mundur. Po tregon ne stervitje se ka deshire, po punon fort per te me treguar se cfare di te bej. Kur te kemi nevoje per te, do jete nje opsion shume i mire per mua”.

Ansaldi mund te luaj nga 1′?

“Po por jo per 90′ minuta. Neser do luaj”.

Sa e rendesishme eshte figura e Icardi ne kete moment?
“Shume, eshte nje profesionist i madh. Po shkelqen por eshte merit edhe e skuadres”.

Ka dicka qe ke gjetur ketu tek Inter, qe nuk ishte ideale per iden tuaj te lojes?
“Detyra ime eshte te trajnoj skuadren per ndeshjet. Dua te punoje fort sepse kemi shume ndeshje, ne stervitje lojtaret po impenjohen maksimalisht. Une dua te kuptoj karakteristikat e tyre”.

Jane mbrojtesit e krahut nje problem per ju? Ka dicka tjeter  per te sistemuar ne kete sens?
“Te gjithe duhet te permiresohen, jam i lumtur per kete qe po bejn lojtaret. Sic e kam then, duhet te punojme te gjithe maksimalisht, kjo eshte me e rendesishmja”.

Pas fitores kunder Juve dhe Empoli kane ndryshuar gjykimet per ju, e kupton tani se cfare do te thot te trajnosh ne Itali me kete presion?
“Kur ndryshon kampionat dhe kalon ne nje shtet tjeter, duhet gjithmon te tregosh dicka te re, dicka speciale. Por ka kaluar pak qe nga ardhja ime, nuk mund te ndryshoj gjithcka ne kaq pak dite”.

Do jete Brozovic i grumbulluar?
“Jo, nuk do jete”.

Inter mund te kerkoje Skudeton?
“Nuk dua te flas per kete. Objektivi eshte te fitojme kunder Bolognes dhe te punojme gjithmon maksimalisht. Pastaj te shohim ndeshje pas ndeshje, por e pereseris: Nuk dua te flas per Skudeton. Ne kete moment nuk eshte dicka e rendesishme”.

Cili eshte pozicioni perfekt per Gabigol?
Eshte nje lojtar me shume kualitet, dhe nje lojtar me vizion te madh loje. Ne stervitje na ka bere te gjithve pershtypje, kur triblon nuk shikon vetem topin por edhe te tjerat. Shikon porten dhe deshiron te assistoj per shoket”.

Per formacionin, ndeser do ndihet pergatitja per sfiden e Prages ne Europa League?
“Preferoj mos te flas per formacionin, dhe as per ndeshjen e Europa League. Sot kemi nje tjeter stervitje, me shume taktike. Ne fund te stervitjes lojtaret do mesojne zgjedhjet e mia”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.