
De Boer: “Askush nuk udheheq me te vertete te Interi, ky eshte problemi me i madh. Kam provuar…”
Kthehet te flas Frank De Boer. Pas largimit nga Interi, tekniku holandez ka folur ne nje interviste per Ziggo Sports, kur ka provuar te shpjegoj se cilet jane mekanizmat brenda klubit zikalter:
“Ka pronare kinez, nje president indonezian dhe pastaj dirigjentet qe jane italian. Ne teori ata kane te gjithe kontrollin, por ne realitet askush nuk ka me te vertete fuqine. Besoj qe ky eshte problemi me i madh i Interit. Duhet te shohin se si eshte organizimi brenda klubit”.
De Boer ka shtuar edhe: “Po provoja te luaja me nje sistem loje ndryshe, nje 4-3-3 sulmues ne limitet e te mundshmes. Ndonjehere ka shkuar mire, si me Juventus. Vetem se ka pasur shume ulje dhe ngritje, duhej kohe. Si te Napoli, ku kane pritur tete vite para se te shohin frytet e investimeve. Te Interi deshironin te arrinin ne maje brenda dy javesh dhe nuk funksionon keshtu”.