Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

2,585 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Dominuam 70 minuta ne Rome. Brozovic do te na ndihmoj. Icardi, Maradona dhe Kondogbia…”

De Boer: “Dominuam 70 minuta ne Rome. Brozovic do te na ndihmoj. Icardi, Maradona dhe Kondogbia…”
Bujar Berishaj

Frank De Boer, ne konference per shtyp te Golden Foot, eshte treguar optimist per te ardhmen e Interit pas paraqitjeve te fundit ne kampionat: “E kemi pare ndaj Romes, qe eshte nje skuader e madhe, kemi dominuar per 70 minuta. Jo shume skuadra e kane bere. Ky eshte sinjali i pare. Dhe kur skuadra ta bej me vazhdimesi piket do te arrijne”.

MENTALITETI’ –  “Mentaliteti ne Itali po ndryshon. Juventus ka ndryshuar menyren e lojes, dua ta bej te njejten me Interin. Per mua eshte e mundshme, Interi ka histori te madhe me lojtare cilesore. Mund te bejme gjera te rendesishme”.

E ARDHMJA – “Deri ne dhjetor ka ndeshje cdo 3-4 dite. Per mua do te jete e rendesishme dhe kam besim per ndeshjet e radhes. Duhet te punojme shume, cdo ndeshje. Me Cagliarin s’eshte e lehte, s’ka skuadra te lehta ne Itali”.

ICARDI VS MARADONA – .”Icardi ka bere mire qe ka thene vetem nje gje per Maradonen per te mos vazhduar tutje. Nuk kam tjeter per te shtuar, nuk na duhet. Per mua kaq eshte mjaftueshem. Eshte pergjigjur dhe mbyllet ketu. Icardi me Argjentinen? Eshte vetem ceshtje kohe, pastaj do te jete me Argjentinen”.

DE BOER NE ITALI –  “Eshte e njejta gje ne cdo skuader te madhe, ka gjithmone presion. Duhet te njihemi fillimisht. Tashme e kemi marre drejtimin tone”.

MERKATO – “Nuk dua te flas per lojtare te rinje, nuk eshte momenti”.

BROZOVIC – “Eshte e rendesishme qe ka luajtur dy ndeshje, per mua eshte. Mund te na ndihmoj te fitojme, eshte vetem ceshtje kohe.”.

SKUDETO  – “Mund te ndryshoj cdo dite. Pas ndeshjes me Juven shume kane menduar qe jemi per skudeto, pas ndeshjes me Romen dicka tejter. Per mua eshte gjithmone hap pas hapi. Jemi afer qe te arrijne te skuadra qe dua”.

KONDOGBIA – “Eshte i ri, per mua ka detaje per t’u permiresuar. Ka fizik, kualitet, duhet te punoj ne detaje. Ka te njejtin rol me Pogba, duhet te fitoj duele, te luaj thjeshte, duhet te punoj ne detaje por per mua ka gjithcka per te qene nje top player”.

ICARDI DHE HIGUAIN – “Jane lojtare te zote, kane stil te ndryshem. Kane treguar qe jane te forte, nuk dua te bej krahasime. Krahasimet jane per gazetat, e rendesishme eshte qe Icardi te shenoj, pastaj kush shenon me shume per mua s’ka rendesi”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.