Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

1,233 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Duam t’i fitojme te gjitha ndeshjet si vendas, por respektojme Hapoelin. Juve? Do te mendojme pastaj”

De Boer: “Duam t’i fitojme te gjitha ndeshjet si vendas, por respektojme Hapoelin. Juve? Do te mendojme pastaj”
Bujar Berishaj

Interi luan neser ndeshjen e pare ne Europa League per sezonin e ri dhe ne sallen e konferences per shtyp, pervec Icardit, padyshim eshte edhe trajneri holandez Frank De Boer. Keto jane fjalet e tij:

Sa eshte e rendesishme te fitoni neser per te perseritur suksesin ndaj Pescaras?
“Duam te fitojme, padyshim. Do te ishte e rendesishme per ne qe te vazhdojme pas te dieles. Duam t’i fitojme te gjitha ndeshjet si vendas ne grup per te arritur kuoten e 9 pikeve, ky eshte objektivi jone”.

Sa e njihni Hapoel Beer-Shevan?
“Jemi informuar, tashme teknologjia na lejon te njohim kundershtaret. Ne respektojme Hapoelin, ishte gati per t’u kualifikuar ne Champions League duke luajtur kunder skuadrave si Olympiakos dhe Celtic. Kane kualitete ne skuader, jane nje grup shume serioz”.

Sipas shtypit ka nje vemendje me te madhe per ndeshjen me Juventus. Si pergjigjeni?
“Jo, absolutisht. Eshte normale te flitet per ndeshjen e te dieles, por ne jemi te pregaditur me se miri per neser dhe duam t’ia tregojme edhe tifozeve. Pastaj do te mendojme per Juventusin. Duke fituar neser do te ishte shume e rendesishme, do te ishte hapi i pare drejt kualifikimit”.

Cfare ju ka pelqyer me shume nga fitorja ne Pescara?
“Kemi krijuar shume raste, eshte ajo qe duhet te bejme gjithmone. Megjithate duhet te permiresohemi akoma, per shembull kemi lejuar kundershtarin te krijoj shume”.

Ndjehet nje atmosfere ndryshe perreth jush pas fitores te se dieles?
“Sigurisht, pas nje fitoreje eshte gjithmone ndryshe. Tani duam te vazhdojme, normale qe ne sport idea mund te ndryshohet shume shpejt dhe lehte. Atmosfera eshte ndryshe, duam te fitojme dhe eshte ajo qe duhej, sidomos ne nivelin psikologjik. Duam ta bejme edhe neser, duhet te punojme shume”.

Icardi mund te jete lideri i ketij grupi?
“Per mua eshte e rendesishme te kem lojtar si Mauro, por te gjithe duhet te jene te vlefshem. Handanovic, per shembull, ka qene vendimtar te dielen. Icarid duhet te tregoj ne cdo ndeshje qe eshte i forte, si ne ndeshje ashtu eshte ne stervitje, si shoket e tij”.

Duket qe Milani i ri do te kete me shume ish-figura te Interit ne dirigjence. Shqetesoheni per kete?
“Nuk eshte bukur te shohesh qe figurat valide shkojne ne klubet konkurrente, por nuk shqetesohem. Grupi jone i vezhguesve eshte i shkelqyeshem”.

Deshironi te zbuloni ndonje titullar per neser? Do te luaj Handanovic?
“Nuk flas per ata qe do te luajne, duhet akoma te informoj lojtaret”.

Cfare mungon per te arritur ekuilibrin taktik, qe pervec tjerash, ka munguar kunder Pescaras?
“Kemi luajtur mire ne disa momente, por nuk eshte ceshtje e nje reparti. Por e gjithe skuadra dhe te dy fazat e lojes, ajo e ndertimit dhe shkaterrimit”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.