Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

802 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Icardi sulmuesi madh por ben gjera qe nje kapiten nuk duhet ti beje. Ja pse e konfirmova…”

De Boer: “Icardi sulmuesi  madh por ben gjera qe nje kapiten nuk duhet ti beje. Ja pse e konfirmova…”
Inter Club Staff

E perditshmja hollandeze Algemeen Dagblad ka kerkuar nga ish-tekniku Frank De Boer qe te prezantoje rreziqet qe PSV ka ndaj Interit dhe qe mund te kalojne nepermjet Mauro Icardit, kapitenit zikalter qe eshte stervitur edhe me pare nga tranjeri hollandez. 

De Boer e ka nisur duke treguar se cfare ndodhu njehere ne Appiano Gentile kur argjentinasi kishte fashen e kapitenit ne krah prej me shume se nje viti:

“Une e lash ta mbante fashen e kapitenit edhe pasi mberrita atje. Por qartesisht mendoja se Icardi nuk ishte kapiteni me i mire i mundshem.”

“Jane ca gjera tek ai qe ne realitet nuk i perkasin nje kapiteni e njera nga ato ishte sherri me tifozet”, konfirmon hollandezi qe flet per ate Sassuolo-Inter kur Icardi dhe Guarin paten nje zenke me tifozet ne transferte.

De Boer shpjegon me pas se pse ja la fashen e kapitenit Icardit:

“Nuk deshiron qe te humbasesh menjehere nje lojtar kaq te rendesishem sa ai ne momentin kur mer drejtimin e nje skuadre.”

“Portieri Samir Handanovic eshte lideri me i madh i skuadres. Por dua te bej qartesi ketu: nuk jam ankuar asnjehere per Icardin. Ka bere gjithmone maksimumin ne fushe dhe ne stervitje. Si profesionist nuk ka te share.”

Pastaj ai flet edhe per aftesite e tij si sulmues:

“Mua me pelqen shume. Menjehere pas stervitjeve te para dukej kapaciteti i tij.”

“Shenonte nga te gjithe pozicionet me nje shpejtesi ne ekzekutim. Ka shenuar 109 gola ne 187 ndeshje ai dhe ka nje mesatare 1 gol cdo 2 ndeshje.”

“Ka qene dy here golashenuesi i Serie A ne kater vitet e fundit e kjo tregon shume. Jam shume kurioz te shoh se si PSV do te perballet neser me te.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.