Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

4,085 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Interi i përsosur për mua, kontaktet e para pas Tottenham. Merkato…”

De Boer: “Interi i përsosur për mua, kontaktet e para pas Tottenham. Merkato…”
Rinor Sopaj

Vijnë fjalët e para të Frank De Boer si trajner zikaltër, ai u intervistua nga De Telegraaf. “Nuk e kam menduar dy herë, situata është e përsosur”, ka thënë ish-trajneri i Ajax. “Isha pak i befasuar nga interesimi i Interit, disa klube të tjera italiane u interesuan dhe pastaj zgjodhën trajnerët italianë, pikërisht për këtë kam menduar se e ardhmja ime do të ishte diku tjetër. Jam kontaktuar nga klubet angleze, Anderlecht dhe Olympiacos, por kur më lajmëruan që Interi e ka seriozisht atëherë edhe unë isha gati që të vij në Milano. Interi është një klub me histori të madhe dhe që ka fituar Champions League-n gjashtë vite më parë dhe që dëshiron të kthehet në Champions. Ambiciet e mia janë të njëjta. Filozofia ime? Të formoj një përzierje në mes të rinjëve dhe ekspertëve, të rritet skuadra cdo ditë nën stilin tim”.

“Tashmë në Itali ka më shumë sesa vetëm një shkollë defansive, është e bukur të shohesh duke luajtur Juven dhe Roman – vazhdon De Boer -. Mendoj që mund të kem sukses me filozofinë time nëse lojtarët do më ndjekin. Sepse lojtarët mund të fitojnë ndeshjet, por skuadrat fitojnë kampionatet”.

Ka kohë që flitet për Erick Thohir i cili është i dashuruar në trajnerin holandez, por i cili qartëson: “Kontaktet e para kanë qenë me përfaqësuesit kinezë pas ndeshjes kundër Tottenham, por nuk kam dashur të fillojnë përpjekjet para se të zgjidhet gjithcka dhe të përcaktohet situata me Roberto Mancinin. Kam dashur që gjithcka të shkoj sipas një vije të drejtë”.

Projekti është i qartë: “Për mua është e rëndësishme që të lë shenjë në këtë skuadër. Kur vendosa të largohem nga Ajax i kam premtuar që do të jenë përsëri me mua Orlando Trustfull, sepse së bashku kemi punuar shkëlqyeshëm. Dhe kemi formuar një staf kompetent për futbollin italian: Kreek ka luajtur në Padova dhe analisti jonë Santoni është italian dhe e njeh mirë futbollin këtu dhe po ashtu vendin. Ndërsa Schoenmaker, flet anglisht dhe portugalisht dhe kjo ndihmon”.

Merkato? De Boer mendon për ata që tashmë i ka në shtëpi. “Thuhet se mendoj t’i transferoj disa lojtarë nga Ajax? Nuk është momenti. E rëndësishme është t’i kuptojmë lojtarët që i kemi në dispozicion, pozicionin e tyre në skuadër, ajo që mund të japin dhe atë për të cilën kanë nevojë. Por duhet të nxitohet, sepse Serie A fillom në më pak se dy javë dhe menjëherë kemi ndeshje të rëndësishme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.