Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

3,037 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer, ka perfunduar. Interi e pavendosur: dike deri ne fund te sezonit apo nje tranjer me emer? Hiddink…

De Boer, ka perfunduar. Interi e pavendosur: dike deri ne fund te sezonit apo nje tranjer me emer? Hiddink…
Inter Club Staff

De Boer, do te largohet pas ndeshjes me Torinon.

Skenari tashme duket se eshte i vendosur sipas Corriere dello Sport, e cila tregon se si jane dy “kahe” brenda klubit: nga njera ane pronaret kinez dhe Thohir, te cilet preferojne nje zgjedhje te planit te pare (Blanc, Van Gaal, Bielsa ose VillasBoas), dhe nga ana tjeter, drejteusit Italian qe deshirojne nje zgjidhje pragmatike (Guidolin, Pioli, Mandorlini, Vecchi ose Beppe Baresi). Pa harruar Leonardon, i sponsorizuar nga Moratti.

“Por kujdes, sepse ne Milano ka mberritur Kia Joorabchian, i cili, pas asaj qe ndodhi me 28 qershor kur u ndryshua pronesia e klubit, eshte ftuar edhe tek asambleja e anetareve qe do te zhvillohet te premten qe vjen e qe do te aprovoje nje bilanc me humbje per 58 milione euro (per Uefan do te jete -30 milione). Keshtu, agjenti anglo-iranian eshte shume i lidhur me grupin kinez: ka pilotuar blerjen e Joao Marios dhe ate te Gabigol. Por tani, mund te ndikoje edhe te zgjedhja e tranjerit te ri. Nje emer i mundshem do te ishte ai i Hiddink, i cili per dy here eshte ulur ne pankinen e Chelseas gjate nje sezoni te nisur, duke perfshire edhe sezonin e kaluara. Dhe Chelsea, prej vitesh tashme, ka si pike referuese pikerisht Kian”, lexohet tek e perditshmja Italiane.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.