Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

6,196 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer: “Kemi luajtur si skuader e madhe. Icardi i pabesueshem. Tani keshtu edhe me Empolin. Presingu dhe…”

De Boer: “Kemi luajtur si skuader e madhe. Icardi i pabesueshem. Tani keshtu edhe me Empolin. Presingu dhe…”
Bujar Berishaj

Shihet nje Frank De Boer i kenaqur pas fitores 2-1 kunder Juventus ne San Siro:

“Kisha thene qe besoj te kjo skuader. Sapo kemi filluar, lojtaret kane treguar qe kane kuptuar projektin. Sot ishim serish ne disavantazh 1-0 por nuk e kemi humbur mendjen. Skuadra ka luajtur shume mire. Juve ka pasur rastet e saj por edhe ne. Kemi merituar te fitojme. I kam treguar lojtareve se cfare mund te bejme mire dhe cfare mund te gabojme. Gjeja me e rendesishme eshte te besojme ne lojen e skuadres. Sot kam pare nje skuader qe ka lufutar deri ne fund dhe kemi shume kualitet nese e bejme”.

Mbi vazhdimin e sezonit: “Ky rezultat na jep besim, kishim nevoje, por lojtaret duhet te tregojne kete shpirt gjithmone, edhe me Empolin e Bolognan. Nese humbim me Empolin atehere tre piket s’kane rendesi. Jane keto ndeshje qe vendosin nese do te luftohet per titullin. Eshte e rendesishme te bejme presing me te gjithe skuadren, vetem keshtu mund te marrim rezultate. Ia kam thene gjithmone lojtareve, te bejme presing dhe te jemi kompakt. Eshte ajo qe kemi bere sot. Icardi ka luajtur nje ndeshje te pabesueshme. Eshte nje lojtar i madh dhe ka luftuar deri ne fund. Eshte nje shembull se si duhet luajtur. Por te gjithe meritojne komplimente sot, edhe Perisic, Miangue e Felipe Melo qe jane futur ne ndeshje ne menyren e duhur”.

Duhet punuar akoma: “Shpresojme qe mund te permiresohemi, kemi disa detaje per te sistemuar. Duam qe Icardi te sherbehet me shume ne zone, e kemi thene edhe ne pushim mes pjeseve. Ndonjehere eshte e rrezikshme te humbim topin me Juven, keshtu kemi vendosur te luajme me topa te gjate. Ishim kompakt dhe kemi parandaluar Juven te sherbej Dybalan qe eshte nje lojtar i madh. Kemi luajtur si skuader e madhe dhe kjo gje eshte e rendesishme”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.