Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 4, 2022

Scroll to top

Top

3,826 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer ne konference: “Jemi permiresuar, duhet te kemi durim. Merkato? Te shohim. Banega e Candreva…”.

De Boer ne konference: “Jemi permiresuar, duhet te kemi durim. Merkato? Te shohim. Banega e Candreva…”.
  • On 28/08/2016, 21:21

Ne perfundim te ndeshjes tekniku i Inter Frank De Boer eshte ndalur ne konferencen pershtyp i ftuar nga FcInterNews.

Tifozet prisnin fitoren, jeni akoma optimist?

“Nga rezultati sot jemi te gjith te zhgenjyer, prisnim nje fitore por duhet then qe jemi permiresuar nga java e shkuar, kishim me shume raste per gol. Kemi bere 3 hapa perpara, lojtaret te gjithe dhane maksimumin e tyre dhe kjo vlen per mua. Duhet te permiresojme disa detaje, jemi permiresuar dhe do permiresohemi akoma”.

Do nderhyni akoma ne merkato per mbrojtjen? Sot u fut Miangue i Primavera…

“Besoj se duhet te presim, duhet te flas me klubin, kemi 5-6 mbrojtesa krahu dhe duhet vetem te bej zgjedhjen e duhur. Kemi 3 qendermbrojtesa por edhe Medel qe e luan kete rol ne Kombetare, te shohim”.

Nuk ishte me mire te nderhynit ne mbrojtje sesa ne nje tjeter sektor ku numerikisht skuadra ishte e kompletuar?

“Duhet te presim, prioriteti yne ishte nje mesfushor dhe do shohim cdo te ndodh keto dite”.

Perse nuk e shfrytezuar zevendesimin e trete?

“Sepse e kishim nen kontroll ndeshjen, prisja golin e fitores por Palermo u mbyll mire ne mbrojtje dhe nuk ja arritem”.

I merzitur per fishkellimat ne fund te ndeshjes?

“Gjithmone presim rezultate te rendesishme, edhe tek Ajax nje barazim konsiderohej si nje humbje dhe eshte bukur kur arrin fitoren. Ndonjehere fishkellimat nuk te ndihmojne sidomos ne minutat e fundit”.

Tani pa lojtaret qe do largohen tek Kombetaret, mund te punoni mire?

“Po, eshte e rendesishme qe te pergatiten mire fizikishte edhe ata lojtare qe nuk luajne ne Kombetare. Duhet punuar shume pasi eshte negative per ne”.

Mendon se te vendosnit Banega me afer portes do ishte me shume i rrezikshem?

“Besoj se Banega ka luajtur mire edhe ne aspektin mbrojtes, mund te luaj ne shume pozicione por per ne eshte i rendesishem si kontrollues i lojes, duke mare topa dhe ti kaloje perpara portes kundershtare”.

Perse Candreva jashte?

“Kemi nje skuader te rendesishme. Candreva nuk eshte ne 100% dhe duhet te beja disa zgjedhje, ai qe hyn duhet te jap sinjale te rendesishme. Vendimi ishte imi, dhe kur lojtari hyri dha me te miren e tij, dergoj edhe sinjale”.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.