Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 2, 2022

Scroll to top

Top

1,461 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Boer po punon per intensitet nga skuadra. Ne stervitje po kerkohet qe te luhet me topin ‘fort’…

De Boer po punon per intensitet nga skuadra. Ne stervitje po kerkohet qe te luhet me topin ‘fort’…
Inter Club Staff

Pas dites se pushimit dje, Frank De Boer do te rigjeje skuadren sot per nje stervitje te dyfishte perpara se te takojne tifozet per eventin Inter Night ne Meazza. Sipas La Gazzetta dello Sport, hollandezi do flase imtesisht me skuadren duke punuar fort per planin atletik dhe taktik.

Ne prag te ndeshjes kunder Palermos, puna duhet te jete teper e rende sepse do te duhet me force qe te fitohet qe te evitohet qe ne javen e dyte nje shkeputje nga zona Champions League. Te dielen jane parashikuar temperatura te larta dhe nje paraqitje e mire do te varet vetem nga gjendja e lojtareve.

Me rikthimin e Murillos nga skualifikimi, tekniku zikalter do te rikthehet ne mbrojtjen me kater duke u nisur nga kolumbiani dhe Miranda. Nje diskutim per 4-3-3 do te behet sot, duke futur nga minuta e pare Perisic dhe nje nga Candreva ose Eder ne krahun e djathte. Do te zbrese ne fushe keshtu e plote ‘shtylla kurrizore’ e Interit te ketij sezoni e formuar nga Miranda-Murillo-Banega-Icardi. De Boer do te kerkoje duke nisur nga sot qe te luhet topi ‘i forte’ (hard), i bindur se do te jape rezultate per Interin por edhe per te pare se cili nga lojtaret impenjohet aq sa duhet ne stervitje.

Pas stervitjes do te tentohet qe te flitet per te gjitha situatat (negative dhe pozitive) qe ndodhen ne ndeshjen e pare te Serie A ndaj Chievos. Do te tentohet te flitet per gabimet per te mos i perseritur me ato. Mentaliteti i teknikut te ri te Interit per fazen mbrojtese eshte teresisht i ri per kulturen italiane, duke pare se ai deshiron qe mbrojtesit te luajne me top dhe te avancojne. De Boer kerkon gjithmone nje perballje direkte dhe te qarte me lojtaret dhe kerkon nga ata qe ta perserisin ushtrimin deri sa ta bejne mire. Nese e bejne mire, marin komplimente. Nese e bejne keq, motivohen dhe e vazhdojne ate deri sa te kene sukses.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.