De Jong: “Inter? Me pelqen shume, skuader e madhe. Milani jo, ata me duken…”
Frenkie De Jong eshte nga talentet e reja me te medhenj ne qarkullim te futbollit hollandez ne vitet e fundit.
Ne nje interviste per Voetbal International, mesfushori i Ajax ka folur nder te tjera edhe per te ardhmen e tij duke cekur edhe Interin ku ai ka shprehur mjaft fjale te ngrohta per zikalterit por nuk mund te themi te njejten gje per fjalet e tij ndaj Milanit.
Ja nje copez e intervistes se tij te dhene sot per Voetbal:
“Te gjithe duan te luajne ne nje te ardhme tek nje skuader e nje niveli te larte.”
“Nuk ka asnje skuader te madhe ku une nuk do te doja te luaja. Eshte e veshtire te zgjedhesh nje ne kete moment.”
“Interi? Me duket nje skuader shume e mire, do te me pelqente.”
“Kete gje nuk e them dot per Milanin sepse nuk do te me pelqente te luaja aty. Ata me duken nje skuader qe nuk luajne mire dhe kane qene ne nje kaos total kohet e fundit.”
Por nderkohe ai flet edhe modelet qe ka ne futboll duke zbuluar se frymezohet nga Xavi dhe Iniesta:
“Une studioj videot e tyre ne Youtube per te mesuar, per tu frymezuar.”
“Pastaj ndjek shpesh edhe Messin sepse eshte e bukur ajo qe ben ai me topin edhe pse nuk e mendoj se do te kap dot ndonjehere nivelin e tij. Eshte e pamundur.”
“Kam pare shume ndeshje te Barcelones ku ne fushe ka qene ai, Xavi dhe Iniesta.”