Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

397 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Laurentiis po tenton ti rrembeje Interit objektivin e merkatos? “Ja detajet: Napoli po ben gjithcka per blerjen e…”

De Laurentiis po tenton ti rrembeje Interit objektivin e merkatos? “Ja detajet: Napoli po ben gjithcka per blerjen e…”
Inter Club Staff

Me nje finale sezoni te gjithen per ta shkruar dhe me nje sezon te ri perpara per tu planifikuar i gjithi, Napoli po mendon per te ardhmen.

Nje e ardhme kjo qe mund te prishe jo pak planet e Interit per sa i perket krahur te majte te mbrojtjes dhe ideve qe ka Marotta.

Pervec largimit te sigurt te Rino Gattuso, nje tjeter largim mund te ndodhe: eshte ai i Elseid Hysaj, qe eshte ne skadence kontrate.

Lojtari deri me tani nuk ka bindur dhe bashke me te do te largohet edhe Nikola Maksimovic dhe Kalidou Koulibaly.

Keshtu, do te jete totalisht nje mbrojtje per tu ndertuar nga e para te Napoli, me De Laurentiis qe ka hedhur syte nga objektivi i madh i Interit per krahun e majte.

Nderkohe qe po ndiqet me shume kujdes edhe mbrojtesi i Feyenoord, Marcos Senesi, nje profil tjeter eshte ai i Federico Dimarcos.

Lojtari aktualisht eshte ne pronesi te Interit tregon La Gazzetta dello Sport, por Verona ka nje te drejte blerje per te.

Pikerisht per kete arsye Napoli po tenton te futet dhe deshiron ti ofroje lojtarit edhe nje pozicion te rendesishem: ate te titullarit ne krahun e majte.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.