Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 10, 2022

Scroll to top

Top

539 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Vrij, cfare sulmi nga Gazzetta: “Totalisht skandaloz. A na thote dot njeri gje se si ka mundesi qe…”

De Vrij, cfare sulmi nga Gazzetta: “Totalisht skandaloz. A na thote dot njeri gje se si ka mundesi qe…”
Inter Club Staff

Inter ka fituar diten e djeshme me Empolin nje ndeshje te cmendur ku e ka gjetur veten ne disavantazh te papritur prej 2 golash.

Por djemte e Inzaghit kane ditur te reagojne edhe me ndihmen e publikut ne Meazza duke fituar ne fund 4-2.

Per kete gje flet sot La Gazzetta dello Sport, qe eshte ndalur pak edhe te notat e lojtareve te Interit pas ndeshjes se djeshme.

Sipas tyre, me i miri ne fushen e lojes ka qene Lautaro Martinez, me nje 8, por sipas tyre El Toro ka bere nje ndeshje totale.

“Ka qene nje mbrojtes, ka qene nje mesfushor, ka qene nje sulmues, ka qene nje golashenues per Interin ne fushe.”

Keshtu jane shprehur ata, qe me pas kane vleresuar me noten 7 edhe Barella, Calhanoglu dhe Ivan Perisic.

Nderkohe, me i keqi ne fushen e lojes eshte perzgjedhur De Vrij, ndaj te cilit kane thene edhe fjale teper te renda: “Totalisht skandaloz. A na thote dot njeri gje se si ka mundesi qe nje mbrojtes te pergjumet ashtu si te goli i dyte? Duket shume larg atij De Vrij qe jemi mesuar te drejtoje Interin ne te kaluaren qe nga prapa.”

Nje note 4,5 ka shkuar edhe per Correa. Per sa i perket Skriniar dhe Handanovic, nje note 5,5 per shkak te pakujdesive.

Nje 6 ka shkuar per D’Ambrosio dhe Dimarco ndersa Dumfries, Sanchez, Dzeko dhe Inzaghi kane marre nga nje 6,5.

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.