
De Vrij: “Do te donim nje nisje tjeter, po ky eshte futbolli. Rasti im? Consigli arriti qe te…”
Pas ndeshjes, per mikrofonat e Sky Sport dhe te Inter TV ka folur nje nga blerjet e reja qe ishte ne fushe per 90 minuta, Stefan De Vrij.
Ja fjalet e tij per Sky Sport:
“Sigurisht nuk ishte nisja qe do te donim te kishnim dhe qe kerkuam.”
“E dinim se sa e veshtire ishte kjo fushe, por nuk arritem tja dalim dot. Gjithesesi nuk eshte nje justifikim ky.”
“Kemi qene jo te sakte, mbi te gjitha ne pjesen e pare ku kemi gabuar pasime dhe kemi qene disa here te papregatitur ne kundersulme.”
“Per kete duhet te permiresohemi. Pastaj duhet te rrisim ritmin e lojes, sigurisht. Mund te permiresohemi ne loje.”
“Per penalltine, cfare te them me shume… Jane episode qe ndodhin. Nuk dua te hy ne detaje ishte apo nuk ishte.”
Me pas, Stefamn De Vrij ka folur edhe per mikrofonat e Inter TV:
“Sa keq, do te donim fitoren por nuk ja dolem dot. Nuk donim ta nisnim me nje humbje.”
“Sot patem veshtiresi te mbanim topin, beme gabime prapa por edhe ne kundersulme. Duhet te punojme mbi kete.”
Me pas, De Vrij vazhdon: “Ne pjesen e dyte e kerkuam golin edhe me me shum ngulm, po nuk ja arritem. E dinim qe do te rrezikonim prapa, por tentuam.”
“Cfare pres nga tifozet ne San Siro? Ata jane gjithmone te rendesishem per ne. Me ka bere shume pershtypja te shikoja kaq shume tifoze te Interit ketu. Per ne eshte nje stimul i madh.”
“Rasti im per gol? Do te ishte bukur ta beja gol, por per fat te keq portieri i Sassuolos Consigli ma priti. Sa keq…”