Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

540 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

“De Vrij eshte i mire, por nuk krahasohet dot fare me De Ligt: ai eshte nje…”

“De Vrij eshte i mire, por nuk krahasohet dot fare me De Ligt: ai eshte nje…”
Inter Club Staff

Diten e sotme per FanPage.it, ka folur edhe Edson Braafheid, nje ish-mbrojtes i njohur i Bayern Munich dhe Lazios.

Ai eshte intervistuar me se shumti per ndjesite e tij per ndeshjen ndermjet dy ish-skuadrave te tij, por ka dashur te jape nje mendim edhe per nje nga futbollistet e Interit.

Behet fjale per bashkekombasin e tij, Stefan De Vrij, qe ai e ka vleresuar, por jo aq shume sa lojtari i Juventusit, De Ligt.

“Une mendoj se Stefan De Vrij po ben dicka te mrekullueshme tek Interi dhe po luan ne nje nivel teper te larte.”

“Ai eshte nje mbrojtes qe eshte permiresuar shume, ne menyre eksponenciale do te thoja ne vitet e fundit.”

“Sot qe po flasim, Stefan eshte nje mbrojtes shume i mire, nje TOP mbrojtes, dhe te Lazio ka edhe nje patriot tjeter si Hoedt qe eshte i mire gjithashtu.”

“Por une mendoj se Stefan as nuk i afrohet nivelit te De Ligt, qe eshte nje talent natyral ne futbollin boteror.”

“Ai eshte nje superstar i se tashmes dhe i se ardhmes. Per mendimin tim as nuk krahasohet me lojtarin e Juventusit.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.