Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

674 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

De Zerbi, cfare fjalesh madheshtore per Interin: “Cfare te thuash, ju e pate vete cfare ndodhi. Te shohesh pas 13 minutash…”

De Zerbi, cfare fjalesh madheshtore per Interin: “Cfare te thuash, ju e pate vete cfare ndodhi. Te shohesh pas 13 minutash…”
Inter Club Staff

Roberto De Zerbi, per mikrofonat e Sky Sport, ka analizuar paraqitjen ndaj Sassuolos ne ndeshjen ndaj Interit.

Ai ka thene fjale teper te medha per skuadren zikalter dhe per menyren se si ata ishin futur sot ne fushen e lojes.

Si e arkivojme kete ndeshje sot ndaj Interit, mister?

“Kemi rene pas nente ndeshjesh dhe kemi pesuar menjehere dy gola te shemtuar. Kemi qene pak te dorezuar.”

“Por eshte e gjitha merita e Interit, sepse nje skuader nuk te shenon dot dy gola ne 13 minuta pa dashje, por ka qene nje skuader me te vertete e forte dhe e vendosur ajo qe kemi gjetur perballe.”

“Po tentojme te bejme dicka me shume, por eshte e veshtire kur has perballe ndeshje si kjo sot ku Interi ka qene perfekte.”

Interi ka qene strategjike dhe ka qene shume e perqendruar. A e ke pasur ndjesine se nga ana e kurajos, sot ishte shume e veshtire?

“Ne kemi shkuar edhe shume lart per te bere presing, por ishte shume e veshtire. Pesuam edhe golin e trete.”

“Duhet kurajo por edhe saktesi. Kur dikush pastaj nuk eshte mire fizikisht, vihet re edhe ne keto raste.”

Ka munguar teknika prapa. Topat e humbur kane qene me te vertete te rrezikshem e kane sjelle pasoja…

“Edhe zgjedhja e kohes. Te shkosh ne 13 minuta loje ne disavantazh do te thote se ndeshja ka mbaruar me shume mundesi.”

“Por nuk duhet ti heqim asnje merite Interit, sepse nuk eshte nje skuader qe po e zbulojme sot. Te shkosh 0-2 me nje Inter te tille, ka bere gjithcka te veshtire per neve.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.