Image Image Image Image Image Image Image Image Image Image

Inter Club Albania | October 3, 2022

Scroll to top

Top

767 views
13225036_1096698060373739_2061045901_o

Degjoni shokun e femijerise se Icardit: “Kur ishte i vogel, ne Play Station zgjidhte gjithmone…”

Degjoni shokun e femijerise se Icardit: “Kur ishte i vogel, ne Play Station zgjidhte gjithmone…”
Inter Club Staff

“Vetem njeri prej nesh ja doli ne futboll: Mauro. Te gjithe te tjeret tani ose bejne pune normale, ose jane ende ne shkolle dhe studiojne.”

Ne mikrofonat e  Sportweek ka folur Sebas Suarez Matas, mik shume i madh i Icardit, shok qe prej femijerise, i cili tregon zanafillen e kapitenit aktual te Interit.

Ja cfare thote ai:

“Kur une dhe Mauro jemi takuar per here te pare, perpara se te perzantoheshim, i thashe: “A di te luash futboll ti?”, dhe ai mu pergjigj ne menyre shume te qete.

“Ne cdo ndeshje dukej se ishte ndryshe nga te tjeret. Kishte dicka me shume.”

“Ne Tenerife kemi marre pjese ne nje turne me skuadra si Sevilla dhe Porto. E ne fund fituam ne, me nje skuader jo shume te forte. Kemi fituar fale Mauros qe shenoi gol ne cdo ndeshje. Kunder Espanyol beri nje gol pasi dribloi pese lojtare, nderkohe qe ne finale e futi topin ne porte me nje parabel nga jashte zone. Ne tribune ishin vezhguesit e Barcelones. Te gjithe e dini cfare ndodhi pastaj…”

Mbi raportin personal me numrin nente zikalter, Sebas zbulon: “Eshte e pabesueshme qe kur ishim te vegjel dhe luanim kunder njeri-tjetrit ne Play Station, Mauro merte gjithmone Interin. Sot eshte kapiten i kesaj skuadre. Sapo erdhi ketu, nuk bente gje tjeter vecese fliste per Argjentinen: tregonte si ishte jeta atje, por mbi te gjitha fliste per futbollin dhe Batistuten, idhullin e tij.”

Maurito me pas ka mbajtur premtnimin e tij edhe kur u be profesionist, qe ne kohen kur luante tek Sampdoria: “Ishte hera e pare qe shikoja te luante nga afer nje profesionist si ai dhe ai shenoi kater gola – e mbyll Sebas -. Te gjithe tifozet kendonin emrin e tij: e shikoja teksa shenonte dhe mendoja kohen kur ishim te vegjel dhe luanim bashke.”

© Ndalohet riprodhimi i lajmeve pa lejen e Inter Club Albania.
Tags